Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se qyteti është përballur me një situatë të rënduar si pasojë e vërshimeve, veçanërisht gjatë ditës së djeshme,
Ai njoftoi se ka pritur në takim Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilën e ka informuar për gjendjen në terren dhe masat e ndërmarra nga Shtabi Emergjent.
Së bashku vizituan lagjen Dardania, një nga zonat më të goditura, ku u bë i domosdoshëm evakuimi i disa familjeve, të cilat janë strehuar përkohësisht në banesa sociale, raporton GazetaBlic.
Gjini theksoi se ekipet komunale janë në terren dhe po veprojnë për menaxhimin e situatës.

















