Një qytetar nga Kosova së bashku me tre fëmijët kanë mbetur të bllokuar në makinë në rrugën që të çon në Nishtullë.
Top Channel raporton se ata janë nisur nga Ndroqi, ndërkohë që rruga është e pakalueshme.
Sikurse duket në pamje, automjeti ka mbetur i bllokuar, ndërsa po ndërhyhet me karrotrec.
Në rrugë ka prezencë të madhe të ujit për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

















