Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të shumta në komunën e Drenasit.
Kreu i kësaj komune, Ramiz Lladrovci tha për Klan Kosova se deri më tani si pasojë e reshjeve, janë evakuuar 20 familje
“Pas reshjeve të shumta të shiut, sigurisht që në tërë territorin e Drenasit kemi probleme me vërshimet. Në gatishmëri i kemi njësitë e zjarrfikësve, shërbimet publike të komunës por edhe qytetarë që po na ndihmojnë për t’i evakuuar njerëzit nga një vend në tjetrin”, tha Lladrovci.
“Deri më tani, zjarrfikësit i kanë larguar 20 familje”, tha ai.

















