• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 7 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Tragjedia në Crans-Montana, mijëra njerëz shkojnë për ngushëllime

J G nga J G
4 January 2026
në Bota
0 0
0
Tragjedia në Crans-Montana, mijëra njerëz shkojnë për ngushëllime
0
SHPERNDARJE
13
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kur 51-vjeçarja Annouk Perret erdhi për të vendosur lule në nderim të viktimave të zjarrit tragjik të Vitit të Ri në një bar në Zvicër, ku humbën jetën të paktën 40 persona në vendpushimin skijues Crans-Montana, ajo e dinte se edhe vetë mund të ishte sot një prind që vajton humbjen e fëmijës.

Autoritetet thonë se shumica e viktimave të zjarrit në barin “Le Constellation” ishin të rinj, në një vend të njohur për rregull dhe siguri dhe që rrallëherë përballet me tragjedi me kaq shumë viktima,

Teksa vendoste lule bashkë me djalin e saj Emile dhe vjehrrën e përlotur Carmen, përpara barit tashmë të rrethuar nga policia, Perret kujtoi se vajza e saj 17-vjeçare kishte dashur të hynte në bar atë mbrëmje, por nuk e bëri për shkak të radhës së gjatë jashtë.

Në vend të kësaj, ajo shkoi me shoqet në një bar përballë. Kur flakët që përfshinë “Le Constellation” shkaktuan një shpërthim, fillimisht menduan se ishin fishekzjarrë; kur policia mbërriti me shpejtësi, grupi mendoi se bëhej fjalë për të shtëna me armë dhe u largua me vrap, tregoi Perret.

Më vonë, familja mësoi se një shoqe tjetër e vajzës së saj kishte vendosur të hynte në “Le Constellation” pak para shpërthimit dhe kishte humbur jetën aty, tha Perret për Reuters.

“Kemi ardhur sot sepse kemi nevojë të jemi këtu. Duhet ta shohim vendin ku ndodhi gjithçka,” tha ajo. “Vajza ime mund të kishte vdekur, por nuk vdiq. Të tjerë nuk patën këtë fat.”\

Perret foli në momentin kur autoritetet zvicerane njoftuan se kishin identifikuar edhe katër viktima të tjera, të moshës 16 deri në 21 vjeç, pa bërë publike emrat. Deri tani janë identifikuar shumë pak nga viktimat, pasi djegiet e rënda e bëjnë procesin jashtëzakonisht të vështirë.

Kjo do të jetë një periudhë shumë e rëndë për Crans-Montana, tha ajo – një qytet i pasur me mbi 10 mijë banorë, i njohur edhe për fushën e tij të golfit.

Të shtunën, prokurorët njoftuan se dy personat që menaxhonin barin janë vënë nën hetim penal, të dyshuar për vepra përfshirë vrasje nga pakujdesia.

Damiano Vizioli, 24 vjeç, që jeton në qytetin fqinj Sion, ndodhej në “Le Constellation” natën e Vitit të Ri, por kishte dalë jashtë për të pirë një cigare kur bari u përfshi papritur nga flakët.

Ai tha se mbeti i tronditur kur pa njerëz që përpiqeshin të shpëtonin me rrobat që u digjeshin në trup. Pamjet e tmerrshme që pa e ndjekin ende.

“Nuk po fle mirë, sepse ende i dëgjoj britmat e njerëzve,” tha Vizioli, i cili u kthye në bar në kërkim të dëshpëruar për lajme për një mik që punonte aty dhe nga i cili nuk ka dëgjuar më që prej asaj nate.

Zjarri ka prekur persona të shumë kombësive, me të plagosur dhe të zhdukur nga vende të ndryshme të Evropës dhe madje edhe nga Australia, por shumica e viktimave janë zviceranë, shkruan Reuters,

Mbështetja e ndërsjellë është thelbësore për të përballuar dhimbjen, tha Perret.

“Tani telefonojmë njëri-tjetrin, prind me prind, sepse secili ka fëmijë që ishin aty, ose pothuajse ishin, ose nuk shkuan fare… dhe të gjithë jemi plotësisht të tronditur,” tha ajo, transmeton Dukagjini.

Ndërkohë, gazetarë nga e gjithë Evropa u dyndën drejt këtij vendpushimi alpin, ndërsa imazhet e zjarrit shkatërrues nisën të qarkullonin në rrjetet sociale.

Tags: Zvicer
Postimi i mëparshëm

Rasti “Banjska”, pritet së shpejti aktgjykimi

Postimi tjetër

Momenti kur Maduro dhe gruaja e tij shkelin në tokën amerikane nën masa të rrepta sigurie

Të ngjajshme Postime

Vala e të ftohtit përfshin Evropën/ Anulohen 800 fluturime në Amsterdam, Parisi mbulohet nga dëbora
Bota

Vala e të ftohtit përfshin Evropën/ Anulohen 800 fluturime në Amsterdam, Parisi mbulohet nga dëbora

7 January 2026
Moska reagon pasi anija me flamur rus u kap nga amerikanët në Atlantik: U shkel konventa mbi të drejtën e detit
Bota

Moska reagon pasi anija me flamur rus u kap nga amerikanët në Atlantik: U shkel konventa mbi të drejtën e detit

7 January 2026
Frikë dhe pasiguri, venezuelasit përballen me të ardhmen
Bota

Frikë dhe pasiguri, venezuelasit përballen me të ardhmen

7 January 2026
Bota

Australia u thotë qytetarëve të saj të largohen nga Irani për shkak të protestave të dhunshme

7 January 2026
BBC publikon listën: Kujt “ia ka vënë syrin” Trumpi pas Venezuelës?
Bota

BBC publikon listën: Kujt “ia ka vënë syrin” Trumpi pas Venezuelës?

6 January 2026
Nga ardhja në pushtet në 2013 te arrestimi, momentet kyçe të rrugëtimit të Nicolas Maduros
Bota

Nga ardhja në pushtet në 2013 te arrestimi, momentet kyçe të rrugëtimit të Nicolas Maduros

4 January 2026
Postimi tjetër
Momenti kur Maduro dhe gruaja e tij shkelin në tokën amerikane nën masa të rrepta sigurie

Momenti kur Maduro dhe gruaja e tij shkelin në tokën amerikane nën masa të rrepta sigurie

Lajmet e fundit

Kurti: Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti: Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme

7 January 2026
Vdes gruaja e cila u godit nga motoçikleta të dielen në mbrëmje në Prishtinë

Gjendet i vdekur një 36-vjeçar në Prizren

7 January 2026
Tjetër mandat për Osmanin?, flet Haxhiu

Tjetër mandat për Osmanin?, flet Haxhiu

7 January 2026
Gjini pas takimit me Osmanin: Vizituam një nga zonat më të goditura nga vërshimet, ku ishte e domosdoshme evakuimi i disa familjeve

Gjini pas takimit me Osmanin: Vizituam një nga zonat më të goditura nga vërshimet, ku ishte e domosdoshme evakuimi i disa familjeve

7 January 2026
AME: Ekziston mundësia për përkeqësim të situatës nëse ka reshje të reja, por rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm

AME: Ekziston mundësia për përkeqësim të situatës nëse ka reshje të reja, por rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm

7 January 2026
Lamine Yamal “thyen bankën” – vlera e tij është gati 100 milionë euro më e lartë se ajo e Haalandit

Lamine Yamal “thyen bankën” – vlera e tij është gati 100 milionë euro më e lartë se ajo e Haalandit

7 January 2026
Vala e të ftohtit përfshin Evropën/ Anulohen 800 fluturime në Amsterdam, Parisi mbulohet nga dëbora

Vala e të ftohtit përfshin Evropën/ Anulohen 800 fluturime në Amsterdam, Parisi mbulohet nga dëbora

7 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu