• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 7 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Rasti “Banjska”, pritet së shpejti aktgjykimi

J G nga J G
4 January 2026
në KRYESORE
0 0
0
Rasti “Banjska”, pritet së shpejti aktgjykimi
0
SHPERNDARJE
10
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi gjyqësor në rastin “Banjska”, ndodhet në fazën përfundimtare dhe shpejt pritet shpallja e aktgjykimit.

Mbi dhjetë dëshmitarë janë ftuar në gjykatore për dëshmi gjatë vitit të kaluar, përfshirë edhe zyrtarë policorë të cilët ishin pjesë e njësisë që u sulmua nga terroristë serbë.

Në mesin e tyre ka qenë edhe Alban Rashiti, të cilin e mbron avokati Naim Rudari. Ky i fundit për KosovaPress, thotë se ky proces mbetet sfidë, meqë nuk është aplikuar gjykimi në mungesë. Megjithatë, ai thotë se ka prova të mjaftueshme që të arrestuarit të dënohen me burgim të përjetshëm.

Në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023 Policia e Kosovës u ballafaqua me sulm terrorist.

Gati një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale më 11 shtator ka ngritur aktakuzë, ku në mesin e të akuzuarve kryesor është Milan Radoiçiq, si udhëheqës i grupit.

Sipas aktakuzës, ata kanë kryer veprën penale “kryerja e veprës terroriste” dhe veprën penale “veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. Disa nga ata akuzohen edhe për financim të grupit, e shpërlarje të parasë.

Në këtë rast po gjykohen Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq. Që të tre të akuzuarit i kanë mohuar akuzat para gjykatës.

Avokati Naim Rudari thotë se ka parashtruar kallëzim penal ndaj dy dëshmitarëve, që sipas tij, kanë dëshmuar rrejshëm dhe pronarit e drejtorit të “Rajnska Banja”. Ky hotel ndodhet në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi.

“Ky proces mbetet sfidë pra për gjykatën, prokurorinë dhe duket i pakompletuar dhe i mangët, meqenëse nuk është zbatuar gjykimi në mungesë dhe se nga 42 të akuzuarit, pra i kemi tre që janë duke u gjykuar, ndërsa pjesa dërrmuese e atyre që dihet, sepse gjatë procesit ne kemi vërejtur se ka pasur edhe shumë persona të tjerë që kanë qenë të implikuar në këtë rast dhe nuk janë ndoshta as të akuzuar dhe ndoshta nuk kemi njohuri edhe për të dhënat e tyre fare. Unë si përfaqësues i palës së dëmtuar, jam detyruar që të parashtroj edhe kallëzim penal për disa dëshmitarë, që kanë dëshmuar në fakt në fazën parapenale, respektivisht kanë dhënë deklaratat e tyre kur janë marrë në pyetje menjëherë pas sulmit, por kur kanë ardhur në gjykatë kanë hezituar që të dëshmojnë, e që dëshmia e tyre paraprake pra ka argumentuar se ata kanë qenë në një farë mënyre ndihmës, së paku ndihmës të atyre që kanë qenë të armatosur dhe janë strehuar në një hotel në Banjskë, që është Rajska Banja, dhe se ata drejtpërdrejt kanë qenë pra të implikuar në këtë çështje. Ata tregojnë, këta dëshmitarë kanë treguar më herët në fakt se ka pasur persona që u kanë ndihmuar këtyre kriminelëve që të ndërrojnë rrobat, uniformën në hotelin Rajska Banja, të veshin rroba civile dhe të depërtojnë ndoshta pa u vërejtur fare në rrugë të tjera, ndoshta dhe në rrugë të ligjshme nëpër pikën kufitare zyrtare të Kosovës”, deklaron Rudari.

Nga sulmi terrorist i shtatorit të vitit 2023, mbeti i vrarë rreshteri 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku, ndërkaq u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi.

Avokati Naim Rudari thotë se tani pritet fillimi i dëgjimit të dëshmitarëve të mbrojtjes.

Ai pret që shpejt të shpallet aktgjykimi dhe të dënohen me burgim të përjetshëm të akuzuarit.

“Tani koha pra e marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes, që tani për tani janë të propozuar dy dëshmitarë, mund të ketë ndoshta edhe dëshmitarë të tjerë të propozuar, por besojmë që vetëm se janë, janë parashtruar propozimet e mbrojtësve. Nuk e di se sa do të na merr kohë tani provat materiale. Ka video-incizime të shumta, por eventualisht varet se si do të procedohet, a do të konstatohen ato të shikuara të gjitha ato video-incizime apo do të lëshohen në gjykatë. Dhe se më pas është marrja në pyetje e të akuzuarve. Unë besoj se ata s’kanë çfarë të deklarojnë përveç se do të mbrohen në heshtje. Dhe më pas fjala përfundimtare dhe shpallja e aktgjykimit. Besoj se nuk do të merr shumë kohë ky proces tani për të përfunduar…besojmë se ky vendim, s’e dimë akoma se cili do të jetë verdikti i gjykatës, por ne shpresojmë me bindje të thellë se duhet të jetë dënim me burgim të përjetshëm. Por gjithherë pra mbetet sfidë, mungesa e gjykimit në mungesë, që pjesa dërrmuese e atyre që kanë qenë të përfshirë në këtë rast akoma bëjnë plane, akoma janë të lirë dhe ndoshta pretendojnë që prapë të bëjnë ndonjë sulm tjetër apo eventualisht në forma të tjera të ndikojnë dhe në zhvillimin e drejtë dhe ligjor të gjitha proceseve që zhvillohen në Mitrovicën Veriore”, shton ai.

KosovaPress ka dërguar pyetje në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me këtë rast, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

Terroristët serbë prapa vetës lanë shumë dëshmi e gjurmë, përfshirë video-incizime të dronëve, komunikime të telefonave mes anëtarëve të grupit terrorist, kamera të sigurisë, fotografi e qindra dokumente.

Edhe Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se ka mjaftueshëm prova dhe se gjatë këtij viti pritet epilogu i shkallës së parë.

“Besoj që ka mjaftueshëm prova për arsye se të njëjtit janë arrestuar në ditën kritike, janë arrestuar me armatim dhe të cilët kanë marrë pjesë në sulmin e Banjskës. Tani besojmë që gjatë vitit 2026 do të kemi edhe epilogun e shkallës së parë. Sigurisht që gjykatat kanë pak sfida në sigurimin e dëshmitarëve të cilët janë shtetas serbë dhe të cilët nuk i lajmërohen pozitivisht ftesave të cilat dërgohen nga Gjykata e Kosovës për arsye se siç e kemi parë edhe në seancën e fundit, një dëshmitare e propozuar nga Prokuroria Speciale e njëjta nuk gjendet në territorin e Kosovës. Pra besojmë që shumë shpejt ky rast do ta marrë edhe epilogun e shkallës së parë”,përfundon Alija.

Serbia ende nuk ka dorëzuar kriminelët e Banjskës, përkundër kërkesave të vazhdueshme të autoriteteve vendore dhe të disa aleatëve ndërkombëtarë.

Një ditë pasi kishte përfunduar operacioni, policia kishte ekspozuar krejt çfarë kishte gjetur në Banjskë, përfshirë artileri të rënda, automjete të blinduara, makina si të KFOR-it gjerman, granat-hedhës, radio-marrës dhe simbole nacionaliste të përdorura nga serbët.

Tags: Banjska
Postimi i mëparshëm

Kaos në aeroportet greke, pezullohen fluturimet pas problemeve me frekuencat radio

Postimi tjetër

Tragjedia në Crans-Montana, mijëra njerëz shkojnë për ngushëllime

Të ngjajshme Postime

Kurti: Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme
KRYESORE

Kurti: Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme

7 January 2026
Tjetër mandat për Osmanin?, flet Haxhiu
KRYESORE

Tjetër mandat për Osmanin?, flet Haxhiu

7 January 2026
Gjini pas takimit me Osmanin: Vizituam një nga zonat më të goditura nga vërshimet, ku ishte e domosdoshme evakuimi i disa familjeve
KRYESORE

Gjini pas takimit me Osmanin: Vizituam një nga zonat më të goditura nga vërshimet, ku ishte e domosdoshme evakuimi i disa familjeve

7 January 2026
IKSHPK paralajmëron probleme me ujin e pijes në disa rajone pas reshjeve të shiut
KRYESORE

IKSHPK paralajmëron probleme me ujin e pijes në disa rajone pas reshjeve të shiut

7 January 2026
Osmani viziton familjet e prekura nga vërshimet në Gjakovë dhe Malishevë
KRYESORE

Osmani viziton familjet e prekura nga vërshimet në Gjakovë dhe Malishevë

7 January 2026
Rrëshqitje dheu e rrugë të dëmtuara, Policia thirrje shoferëve: Tregoni kujdes
KRYESORE

Rrëshqitje dheu e rrugë të dëmtuara, Policia thirrje shoferëve: Tregoni kujdes

7 January 2026
Postimi tjetër
Tragjedia në Crans-Montana, mijëra njerëz shkojnë për ngushëllime

Tragjedia në Crans-Montana, mijëra njerëz shkojnë për ngushëllime

Lajmet e fundit

Kurti: Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti: Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme

7 January 2026
Vdes gruaja e cila u godit nga motoçikleta të dielen në mbrëmje në Prishtinë

Gjendet i vdekur një 36-vjeçar në Prizren

7 January 2026
Tjetër mandat për Osmanin?, flet Haxhiu

Tjetër mandat për Osmanin?, flet Haxhiu

7 January 2026
Gjini pas takimit me Osmanin: Vizituam një nga zonat më të goditura nga vërshimet, ku ishte e domosdoshme evakuimi i disa familjeve

Gjini pas takimit me Osmanin: Vizituam një nga zonat më të goditura nga vërshimet, ku ishte e domosdoshme evakuimi i disa familjeve

7 January 2026
AME: Ekziston mundësia për përkeqësim të situatës nëse ka reshje të reja, por rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm

AME: Ekziston mundësia për përkeqësim të situatës nëse ka reshje të reja, por rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm

7 January 2026
Lamine Yamal “thyen bankën” – vlera e tij është gati 100 milionë euro më e lartë se ajo e Haalandit

Lamine Yamal “thyen bankën” – vlera e tij është gati 100 milionë euro më e lartë se ajo e Haalandit

7 January 2026
Vala e të ftohtit përfshin Evropën/ Anulohen 800 fluturime në Amsterdam, Parisi mbulohet nga dëbora

Vala e të ftohtit përfshin Evropën/ Anulohen 800 fluturime në Amsterdam, Parisi mbulohet nga dëbora

7 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu