• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 2 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kurti: Daci dha shembull se si duhet zhvilluar beteja politike dhe Kuvendi në Kosovë

J G nga J G
2 January 2026
në KRYESORE
0 0
0
Kurti: Daci dha shembull se si duhet zhvilluar beteja politike dhe Kuvendi në Kosovë
0
SHPERNDARJE
8
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në Akademinë Përkujtimore për ish-kryetarin e Kuvendit Nexhat Dacin, e vlerësoi si të jashtëzakonshëm rolin e tij në ndërtimin e institucioneve dhe konsolidimin e demokracisë në Kosovë pas çlirimit,

Kurti e përshkroi Dacin si një figurë kyçe në zhvillimin e skenës politike dhe si një shembull të drejtimit të debatit parlamentar me maturi dhe qetësi.

“Në dekadën e parë të periudhës së çlirimit të Kosovës, Nexhat Daci kishte qenë deputet i zgjedhur i këtij Kuvendi si dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës dy herë, mes viteve 2000-2004 dhe 2004-2006. Në Kosovën që sapo ishte çliruar më 1999, kur po viheshin themelet e një rendi të ri politik e vleror drejt demokracisë e mirëqeverisjes, dhe ku më së pari po ndryshonin rregullat e të folurit në publik, Nexhat Daci e pati për detyrë ta drejttonte diskutimin në Kuvendin e Kosovës nga pozita e kryetarit. Me maturi dhe qetësinë e tij, ai dha shembull se si duhet të zhvillohet kuvendi dhe si duhej zhvilluar beteja politike nga foltorja dhe ulëset e këtij Kuvendi”, tha ai.

Kurti foli edhe për rolin e tij si politikan dhe shkencëtar.

“Si politikan, Nexhat Daci ka ditur ta luajë rolin e një figure balancuese mes poleve dhe në skenën politike të Kosovës para dhe pak vite pas pavarësisë, duke qenë e kundërta e polarizimit në skenën politike. Si shkencëtar i kimisë, doktor Nexhat Daci ka qenë origjinal dhe punëtor në studimet e tij, duke lënë pas një mori punimesh dhe veprash shkencore nga karriera e tij e gjatë si profesor në Universitetin e Prishtinës”.

“Me përmasat e tij si politikan dhe me profilin e tij si shkencëtar-profesor, Nexhat Daci do të jetë një zë me vete në faqet e historisë politike të shtetndërtimit të Kosovës dhe në historinë e arsimit dhe të shkencës në Kosovë,” tha ai.

Në emër të familjes, e bija e Nexhatit, Majlinda Daci, ka shprehur mirënjohjen e familjes për respektin dhe nderimet e kushtuara të atit.

“Në emër të familjes sonë ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për respektimin, nderimin dhe fjalët e mira që sot i janë kushtuar babit tonë. Prania juaj këtu është dëshmi e dashurisë dhe vlerësimit që ai ka gëzuar gjatë gjithë jetës së tij. Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të kujtuar një akademik, një profesor apo një udhëheqës institucional, sot kujtojmë një njeri që jetën e tij e jetoi me dinjitet, sakrificë dhe shërbim të pandërprerë ndaj dijes, vendit dhe njerëzve. Babi qysh herët, që nga mosha 4-vjeçare, jeta ia vuri mbi supe barrën e rëndë të rritjes pa prindër; ishte një fillim i vështirë, por për babin kjo mungesë u shndërrua në forcë, kjo dhimbje në karakter dhe kjo vështirësi në vullnet të palëkundur për të ecur përpara”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.

Majlinda Daci vuri në pah edhe rolin historik të babait të saj gjatë periudhës pas luftës.

“Në një kohë kur Kosova po dilte nga lufta dhe shoqëria ishte thellësisht e përçarë politikisht, ai mori mbi vete një barrë të rëndë historike: të ndërtonte ura aty ku kishte ndarje, të sillte dialog aty ku kishte mosbesim dhe të kultivonte maturi aty ku mbizotronte tensioni. Ai luajti një rol të pa zëvendësueshëm si unifikues i skenës politike, duke u bërë zë i arsyeve në një moment kur vendi kishte më shumë se kurrë nevojë për udhëheqës të urtë dhe gjithëpërfshirës. Ai besonte thellë se politika, kur bëhet me ndershmëri dhe dinjitet, është shërbim ndaj qytetarëve dhe sakrificë për të ardhmen,” tha ajo.

Postimi i mëparshëm

VIDEO / Incident në Disney World, punëtori goditet nga një top 180 kg

Postimi tjetër

Nexhat Daci vlerësohet për rolin kyç në ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë

Të ngjajshme Postime

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë
KRYESORE

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

2 January 2026
Nexhat Daci vlerësohet për rolin kyç në ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë
KRYESORE

Nexhat Daci vlerësohet për rolin kyç në ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë

2 January 2026
LDK-ja me homazhe për Nexhat Dacin
KRYESORE

LDK-ja me homazhe për Nexhat Dacin

2 January 2026
Hamza me bashkëpartiakë nderojnë figurën e Nexhat Dacit
KRYESORE

Hamza me bashkëpartiakë nderojnë figurën e Nexhat Dacit

2 January 2026
Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër, konfirmon policia
KRYESORE

Rreth 40 të vdekur në tragjedinë në Zvicër, konfirmon policia

1 January 2026
Vdekja e Nexhat Dacit, mësohet agjenda e ceremonisë mortore
KRYESORE

Vdekja e Nexhat Dacit, mësohet agjenda e ceremonisë mortore

1 January 2026
Postimi tjetër
Nexhat Daci vlerësohet për rolin kyç në ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë

Nexhat Daci vlerësohet për rolin kyç në ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë

Lajmet e fundit

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

2 January 2026
Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

2 January 2026
Shqiperi / Reshjet e borës rikthehen në veri dhe juglindje të vendit, qarkullimi i automjeteve vijon normalisht

Shqiperi / Reshjet e borës rikthehen në veri dhe juglindje të vendit, qarkullimi i automjeteve vijon normalisht

2 January 2026
Si lokali u kthye në kurth vdekjeje në Zvicër/ Fishekzjarrë brenda, temperatura qindra gradë

Si lokali u kthye në kurth vdekjeje në Zvicër/ Fishekzjarrë brenda, temperatura qindra gradë

2 January 2026
Majlinda Kelmendi refuzon ofertë të majme nga Emiratet Arabe

Majlinda Kelmendi refuzon ofertë të majme nga Emiratet Arabe

2 January 2026
Sasa e bindur që do largohet nga shtëpia: Jam krenare për mesazhet që kam përçuar

Sasa e bindur që do largohet nga shtëpia: Jam krenare për mesazhet që kam përçuar

2 January 2026
Del video që shfaq një person teksa përpiqet të shuajë flakët në momentet e para të zjarrit në Zvicër

Del video që shfaq një person teksa përpiqet të shuajë flakët në momentet e para të zjarrit në Zvicër

2 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu