Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me një video të publikuar në profilin e tij në Facebook duke uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026, ka falënderuar ata për “besimin për shërbim edhe për katër vitet e ardhshme”.
Kurti premtoi për formim të qeverisë së re “pa humbur kohë” duke thënë se do t137 bëhet “miratimi i buxhetit, miratimi i ligjit për çmimet tavan, pagën e 13-të për shërbyesit civil, heqjen e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së, pakon për përmballje me inflacionin…etj”, deklaron Kurti, transmeton Gazeta Express.


Ndërsa, Kurti foli edhe për përballjen e vendit me katër palë zgjedhje gjatë 2025-ës, duke theksuar se kaluan “pa incidente e me rezultate të pranuara nga të gjithë”.
“Kosova më nuk ka nevojë ta kalojë testin e demokracisë”, është shprehur Kurti.
“Gëzuar 2026-ta! Ju uroj mbrëmje të këndshme, kremtim të paharrueshëm, me familjen dhe miqtë. Jam zotuar para jush për siguri dhe begati. Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë”.




















