Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën e Veteranit tha se sot, populli përulet me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr.
Përmes një postimi, Osmani tha se veteranët e UÇK-së u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët.
“Veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë. Rrugëtimi i tyre drejt lirisë u kurorëzua me dinjitet dhe fitore”.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim i përhershëm veteranëve të UÇK-së!”, ka shkruar ajo.





















