Riho Terras, raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, ka komentuar rezultatet e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare, duke theksuar se ato mund të vendosin pikën përfundimtare mbi bllokadën politike që ka kushtuar vendit miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian.
“Rezultati i zgjedhjeve të Kosovës duhet të përfundojë më në fund bllokadën politike që i ka kushtuar vendit miliona euro fonde të BE-së”, ka shkruar Terras në një postim në rrjetin social X, raporton Telegrafi.


Ai gjithashtu nënvizoi përgjegjësinë e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se: “Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësinë për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, shkruan Telegrafi.com
Raporti i Terras vjen në një moment kur Kosova shpreson për formimin e shpejtë të Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, që i japin mundësi vendit të rifillojë projektet dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.




















