Kur kanë mbetur më pak se 20 minuta nga përfundimi i procesit të votimit, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar edhe në gjysmë orën e fundit të mbetur, raporton Ekonomia Online.
“Pjesëmarrja e juaj është dëshmi e pjekurisë sonë demokratike dhe përgjegjësie që qytetarët e Kosovës tregojnë ndaj të ardhmes së vendit. Faleminderit çdo qytetarë që nuk vendosi që qëndrojë anash por vendosi të bëhet pjesë aktive e vendimmarrjes. Falënderim i veçantë shkon për qytetarët që na besuan dhe na votuan. Gjatë gjithë ditës kemi thënë me përulësi dhe përgjegjësi që mbështetja që po marrim ka një peshë të veçantë. Sot bazuar në të dhënat dhe sinjalet nga terrenet e ripërsërisim këtë mesazh. Kjo votë po shkon drejt të qenurit vendimtare dhe historike për PDK. Kjo na nderon por mbi të gjitha na obligon para qytetarëve. Ky është një mesazhi artë i tyre, për më shumë stabilitet, unitet dhe zhvillim e një jete më të mirë për secilin. Është kërkesë për qeverisje serioze, të përgjegjshme dhe të ndërtuar mbi interesin publik. Në këto momente, kur kanë mbetur edhe pak minuta drejt mbylljes, ftesa jonë është e qartë dhe e drejtë, nëse nuk e keni shfrytëzuar të drejtën tua, dilni dhe bëjeni këtë. Sot çdo votë ka rëndësi, dhe çdo qytetar veç e veç mund ta bëjë dallimin. Gjysmë ore kohë mund të jetë hap i vogël për ju, por është hap vendimtar për të ardhmen e vendit tonë. Demokracia forcohet kur qytetarët marrin pjesë e flasin përmes votës”, tha ai në konferencën për media.





















