Astronomja kosovare, Pranvera Hyseni, po zhvillon aktualisht punë kërkimore në qendrën e NASA-s në Mauna Kea, Havaji, ku ka akses në teleskopin tri metërsh, një nga instrumentet më të avancuara të observatorit.
Pozicioni i këtij observatori, në një lartësi mbidetare prej rreth 4,000 metrash, ofron kushte ideale për vëzhgimin e universit.
Hyseni ka ndarë pamje të mrekullueshme nga zyra e saj në majë të malit, ku shfaqet ambienti spektakolar natyror që e rrethon.
Entuziazmi i saj për kërkimin shkencor duket qartë, ndërsa ajo merr pjesë në projekte të avancuara që lidhen me studimin e asteroideve dhe objekteve të tjera qiellore, duke kontribuar në përparimin e njohurive mbi hapësirën dhe mekanizmat që rregullojnë lëvizjen e trupave qiellorë.
Së fundmi ajo ka ndarë një video në TikTok ku tregon pamjet mahnitëse të Hënës, të kapura përmes një teleskop 1.5 metra.
Videoja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj, duke ofruar një perspektivë të jashtëzakonshme dhe të detajuar të sipërfaqes së Hënës, shkruan Telegrafi.com
Puna e Pranverës nuk ka vetëm rëndësi shkencore, por shërben edhe si frymëzim për astronomët e rinj dhe komunitetin shkencor në Kosovë dhe më gjerë, shkruan Telegrafi.com
@prankie45687 Never doubt Albanians!! 🔥🇽🇰🇦🇱 #astronomy #space #nasa #kosovo #albania



















