• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 26 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Libri

Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli

J G nga J G
25 December 2025
në Libri
0 0
0
Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli
0
SHPERNDARJE
10
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Blerim Valla

Organizuarnga Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, në Gjakovë u promovuantre libra me poezi, të autorit gjakovar, Prof. Ali Z. Zalli. Bëhët fjalë për librat të cilat sapo kanë dalur nga shtypi “Përpelitjet mbi ujë”, “ Ngjyrat e Kujtimeve”, si dhe libri i tretë “Mes oqeanit dhe yjeve”.

Për tre librat kanë folur redaktorët dhe recenzentët e tyre. Kështu, Dr. Migena Arllati, redaktorja e librit “Mes oqeanit dhe yjeve” në vlerësimin e saj mes tjerash tha: “Prof. ALI ZALLI nxjerr nga shtypi tre vëllime me poezi të shkruara ndër vite e ku në këtë libër kujtimet marrin za. . I lindur në Gjakovë më 1949, ai e nisi rrugën e tij në një qytet që rrezatonte kulturë, traditë dhe frymë arsimdashëse, një mjedis që do të shënonte përgjithmonë horizontin e tij intelektual.

Pas përfundimit të shkollimit fillor dhe gjimnazit në vendlindje, ai vazhdoi rrugën studimore në Shkencat e Natyrës në Universitetin e Prishtinës, duke diplomuar me sukses të shkëlqyer si profesor i Fizikës. Pasioni për shkencën, i shoqëruar me ambicie për dije më të thellë, e çoi në Zagreb, ku u trajnua në fushën e fizikës bërthamore dhe grimcave elementare, aftësi të rralla për kohën dhe rrethanat e atëhershme. Kalimi i tij përmes tri hapësirave: Gjakovë, Prishtinë dhe më pas Manhattan e Brooklyn në New York, përbën një roman të tërë përpjekjesh, profesionalizmi dhe integrimi. Në Amerikë, jo vetëm që rigjeneroi profesionin e tij, por edhe e ngriti në një stad tjetër. Por dimensioni i tij nuk mbyllet me kaq.

Qysh në Kosovë, Ali Zalli ishte njeri i angazhuar në çështjet e komunitetit. Me shpirt të ndjeshëm ndaj padrejtësive, Zalli ishte pjesë e grupit të personaliteteve që, në vitin 1990, sensibilizuan institucionet amerikane për helmimin e nxënësve të Kosovës dhe shkeljet flagrante të të drejtave të shqiptarëve, rol që e vendos atë në listën e aktivistëve që mbrojtën çështjen kombëtare me kurajo civile.

Në diasporë, ai ishte hallkë lidhëse mes komunitetit shqiptar dhe institucioneve amerikane, duke pritur figura të larta politike si Presidenti Bill Clinton, Joe Biden, senatorë e kongresmenë, dhe duke u bërë zë i komunitetit intelektual shqiptar në New York, New Jersey dhe Connecticut. Për kontributin jetësor në arsim, kulturë dhe komunitet, ai është nderuar me një sërë mirënjohjesh në Kosovë dhe ShBA, duke e bërë figurën e tij një model të përkushtimit, integritetit dhe punës me vlera të larta shoqërore. Jeta e tij është dëshmi se, pavarësisht koordinatave gjeografike, rrënjët dhe misioni i dijes nuk shuhen kurrë.

Në udhën e gjatë nga Gjakova në New York, prof. Ali Zalli ndërtoi jo vetëm karrierë, por një testament shpirtëror të palcës shqiptare: dinjitet, dije dhe mbështetje për të tjerët. Dashuria e Ali Zallit për artin shfaqet si një shtyllë e brendshme e formimit të tij shpirtëror, pavarësisht se jeta profesionale e dërgoi drejt shkencave ekzakte. Për të, arti ka qenë gjithmonë një mënyrë për ta balancuar botën racionale të fizikës me ndjeshmërinë e zemrës dhe për ta ruajtur lidhjen me rrënjët kulturore.

Pasioni që ka për të bukurën, teatrin dhe krijimin poetik, dëshmon se ai mbart një univers të brendshëm ku shkenca dhe arti jo vetëm bashkëjetojnë, por ushqejnë njëri-tjetrin. Në vëllimin e sapobotua”Nё mes tё jetës, iluzioneve, oqeanit dhe yjeve, autori ndërthur lirizmin intim me epikën historike, duke krijuar një zë poetik që lëviz natyrshëm midis ndjenjës së brishtë personale dhe dhimbjes kolektive kombëtare. Si dashamirës dhe pasionant i vargut, ai përdor një gjuhë të thjeshtë, të drejtpërdrejtë dhe emocionale, e cila herë merr ton elegjiak, herë epik. Figuracioni i tij mbështetet kryesisht te metaforat kozmike (qielli, yjet, retë), te imazhet e natyrës dhe te simbolika e dritës e zjarrit. Ritmi shpesh është baladesk, me vargje të gjata rrëfimtare, të ndërprera nga momente të ngjeshura poetike. Gjuha ndërthur me elemente të shqipes standarde me ngjyrim gegë për t’i dhënë vargut afërsi, butësi dhe autenticitet. Temat kryesore, si: dashuria, ndarja, kujtesa, malli dhe historia, trajtohen me një patos të përmbajtur, ku emocionalja vjen më shumë nga sinqeriteti sesa nga retorika. Në tërësi, autori krijon një poezi të përkorë, të ndjeshme dhe të mbështetur fort te kujtesa shpirtërore dhe identiteti personal e kombëtar. Libri vjen si një udhëtim shpirtëror, ku lexuesi përballet me ëndrra të thyera, kujtime të largëta, dhimbje të brendshme, por edhe shpresë, dritë e dashuri. Ai funksionon si një hartë poetike e shpirtit njerëzor, një hartë pa destinacion, por plot kuptime që kërkojnë lexues të vëmendshëm për t’i dëgjuar…” përfundoi znj. Arllati.

Ndërsa Mr. Muhamet Rogova, redaktor i librit “Përpëlitjet mbi lum” ka thënë se “Çdo poezi në librin në fjalë është një valë që përplaset nga rrugicat e Çabratit e të Gjakovës e deri në urat e Bruklinit në SHBA”. Në anën tjetër, Mr. Rogova ka vlerësuar nivelin artistik të librit me një shtrirje të gjatë kohore dhe hapësinorepor edhe me figura të pasura artistike e me një gjuhë shumë të zgjedhur estetike Kurse folësi i fundit ishte prof. Muharrem Kurti, recenzent i librit të tretë poetik të A. Zalli “Ngjyrat e kujtimeve” mes tjerash para të pranishmëve deklaroi:

” “Në këtë libër i cili dominohet nga tematika e dashurisë dhe e mallit për familjen dhe vendlindjen tema këto te njohura dhe të shumě trajtuara nga dy tre breza autoresh shqiptar, që nga ata të romantizmi e deri në ditët tona vazhdon edhe sot. Poeti bukur edhe na) tregon brengën e popullit tonë. Natyrisht, ky liber qëndron shumë mirë me titullin “Ngiyrat e Kujtimeve” ngaqë ka në tërësinë e tij kujtimet dhe ngiyrat kaluar, barbare dhe çnjerëzore për të gjithë ne. Kjo poezi përbën një tekst dramatik për krimet e luftës në qytetin e Gjakovës, gjatë viteve 1998-1999, në qendër të cilës është figura simbolike e Leonorës, që është edhe nië metaforë e dhimbjes, e mizorisë së përjetuar dhe e qëndresës së popullit tonë.

Pra, masakrat, djegiet, pushkatimet e kryera nga forcat shoveniste serbe në Kosovë, shpalosen nëpërmjet figurës së Leonores, e cila përfaqson pafajsinë, bukurinë dhe tragjedinë e grave dhe nënave shqiptare, dhe ku kemi edhe qëndresën e popullit, të papërkulur deri në çlirimin e Kosovës. Këtu kemi kontrastin në mes të jetës dhe vdekjës, dhe çështja e Leonorës, përballë mizorisë, një tragjedi e madhe kjo. Këto përbëjnë temën dhe mesazhin e poezisë në fjalë.

Leonora e cila pas përjetimit të tmerit shndërohet në një të çmendur, ku tregohen pasojat e luftës në shkatërrimin e shpirtit njërëzor. Kjo poezi është e shkruar me vargie të shkutra, të përsëritura,ku rrëfimi i saj i ngjanë nje kënge epike”, theksoi mes tjerash prof.Kurti. Në fund të këtij promovimi të tre librave foli edhe vet autori i tyre Ali Zalli, i cili tha se çdo poezi në këta tre libra është një zë i kohës dhe i moshës, janë valë shpirti që përplasen nga vitet e rinisë, studimeve,punës si profesor i fizikës në Gjakovë, e më pas edhe në Amerikë. Por edhe si ish-aktivist i njohur i çështjes kombëtare për shumë vite në SHBA, e deri në këto ditët e sotme pas rikthimit në vendlindje, pas shumë vitesh, në qytetin e tij të lindjes në Gjakovë.

Këtë përurim e begatoi edhe më shumë këngëtarja e talentuar Troja Bicurri e cila këndoi dhe luajti në kitarë disa këngë të saja. Si dhe recitimi i disa poezive të të tre librave të A. Zallit nga disa gjimnaziste të Gjakovës.

Tags: Gjakova
Postimi i mëparshëm

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

Postimi tjetër

Kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi ka zvhilluar takime në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë

Të ngjajshme Postime

U promovua “Tjetërsimi”, romani i parë fantastiko – shkencor në letërsinë shqipe i i autorit Emanuel Bajra 
Libri

U promovua “Tjetërsimi”, romani i parë fantastiko – shkencor në letërsinë shqipe i i autorit Emanuel Bajra

12 December 2025
Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu
Libri

Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu

8 December 2025
Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”
Libri

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

22 October 2025
Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë
Libri

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë

21 August 2025
Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 
Libri

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Nesër në Prizren , fillon festa e librit
Libri

Nesër në Prizren , fillon festa e librit

29 July 2025
Postimi tjetër
Kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi ka zvhilluar takime në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë

Kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi ka zvhilluar takime në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë

Lajmet e fundit

Nëse dy njerëz janë të destinuar të jenë bashkë, ata do ta gjejnë njëri-tjetrin përsëri…

Nëse dy njerëz janë të destinuar të jenë bashkë, ata do ta gjejnë njëri-tjetrin përsëri…

25 December 2025
Haxhiu: Haradinaj e AAK kanë lënë gjurmë në këtë vend

Haxhiu: Haradinaj e AAK kanë lënë gjurmë në këtë vend

25 December 2025
Kush është “njeriu në hije” i Trumpit – emri i tij shkakton frikë mes republikanëve dhe publiku nuk e njeh

Kush është “njeriu në hije” i Trumpit – emri i tij shkakton frikë mes republikanëve dhe publiku nuk e njeh

25 December 2025
Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje

Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje

25 December 2025
Kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi ka zvhilluar takime në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë

Kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi ka zvhilluar takime në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë

25 December 2025
Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli

Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli

25 December 2025
100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu