Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fetah Paçarizi ka njoftuar lidhur me takimet që ka zvhilluar në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë.
Takimet u fokusuan në bashkëbisedim me qytetarë dhe struktura partiake, me qëllim të forcimit të organizimit dhe prezantimit të vizionit qeverisës të PDK-së.

Fillimisht, në Gjonaj të Hasit, u mbajt një takim me banorët e kësaj treve, ku u shpreh mbështetje e fuqishme për projektin qeverisës të PDK-së.
Banorët theksuan se puna, tradita dhe përkushtimi janë vlera që kanë garantuar zhvillim ndër vite dhe se vetëm përmes një vizioni të qartë mund të ecet përpara. Besimi për ndryshim u konfirmua si i palëkundur.

Më pas, aktivitetet vazhduan me një vizitë në nëndegën e PDK-së në Arbanë. Gjatë këtij takimi u shpreh falënderim i veçantë për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm të kësaj nëndege, e cila në çdo proces zgjedhor ka qenë promotor i sukseseve të PDK-së.

Në Arbanë u diskutuan gjithashtu çështje që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, si dhe u riafirmua besimi i plotë në programin qeverisës të kryeministrit në ardhje, z. Bedri Hamza, shkruan GazetaDemos.
PDK mbetet e bindur se fitorja në Prizren dhe në të gjithë Kosovën është e arritshme përmes punës së përbashkët dhe mobilizimit të strukturave dhe qytetarëve.




















