
Ai theksoi se u zotuam se arsimi cilësor do të vazhdojë të jetë një nga shtyllat kryesore të programit tonë dhe se përkrahja për ta nuk do të mungojë.
Tutje, Paçarizi vazhdoi takime edhe në Malishevë, në tubimin qendror të kësaj komune.

“Mbështetja e qytetarëve ishte e jashtëzakonshme. Faleminderit Malishevë për energjinë dhe besimin! Mbrëmjen e përmbylla me një takim të ngrohtë me miq dhe familjarë, të cilët i falënderova për mbështetjen e tyre më 9 shkurt dhe i ftova për mobilizim të plotë, që ta mbajmë motivin lart dhe të vazhdojmë së bashku rrugën drejt stabilitetit dhe zhvillimit të vendit tonë”, theksoi Paçarizi, , shkruan GazetaDemos.

Postimi i plotë:
Dje dita nisi me takime me mësimdhënës, ku u zotuam se arsimi cilësor do të vazhdojë të jetë një nga shtyllat kryesore të programit tonë dhe se përkrahja për ta nuk do të mungojë. Më pas, rrugëtimin e vazhduam në Malishevë, në tubimin qendror të kësaj komune, ku mbështetja e qytetarëve ishte e jashtëzakonshme. Faleminderit Malishevë për energjinë dhe besimin! Mbrëmjen e përmbylla me një takim të ngrohtë me miq dhe familjarë, të cilët i falënderova për mbështetjen e tyre më 9 shkurt dhe i ftova për mobilizim të plotë, që ta mbajmë motivin lart dhe të vazhdojmë së bashku rrugën drejt stabilitetit dhe zhvillimit të vendit tonë.





















