Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka folur për porositë amerikane, duke thënë se ata duan partner të parashikueshëm dhe të besueshëm.
Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se si pasojë e mungesës së këtyre, ka ndodhur edhe ndërpreja e dialogut strategjik.
“Porositë amerikane janë se ata duan një partner të parashikueshëm dhe të besueshëm. Si rezultat i kësaj ka ardhur ndërprerja e dialogut për partneritet strategjik, për shkak të këtyre veprimeve dhe mungesës së besueshmërisë e parashikueshmërisë. Ata duan që, përveç si vend mik, të na shohin edhe si vend partner”, tha ai.




















