• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 23 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë

Alban Meka hap ekspozitën e tij të 12 personale

J G nga J G
23 December 2025
në Kulturë
0 0
0
Alban Meka hap ekspozitën e tij të 12 personale
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Blerim Valla

Një eskavator në hyrje të foajeut të pallatit të kulturës në Gjakovë dhe 40 piktura të varura në mur ishin ato që e pritnin vizitorët në hapje të ekspozitës së 12 personale të piktorit të njohur gjakovar Alban Meka të titulluar “Parcelat”. Hapje zyrtare të kësaj ekspoziteje nuk pati!

Pasi qëllimi sipas autorit A. Meka ka qenë që eskavatori ishte sikur ai dëshiron t”ju shpreh mirëseardhje vizitorëve në vendin ku bukurinë e artit e prish zhurma e eskavatorit dhe ngarendja e gjithësec7lit nga ne pas një parcele që pret ta përvetësojmë ! Pasi fenomeni i parcelës tashmë është bërë kryefjala e të gjithëve dhe i gjithë vendi ynë i ngjanë një parcele të madhe që veç pret të copëtohet edhe më tej…!

Ekspozita me titull “Parcelat” e piktorit Meka, vjen pas shumë ekspozitave kolektive të tij ku ishte pjesëmarrës ai në kohën e fundit. Kështu që kjo ekspozitë personale e tij është një rikthim mbas 10 viteve e këtij lloji. Ndryshe kjo ekspozitë dallon nga ato 11 të parat personale pasi Meka tani ka përdor formate të mëdha të pikturave dhe gama e ngjyrave është e llojit tjetër ku dominon e gjelbërta më shumë nga ato më përpara si e kuqja dhe e kaltërta. Kjo ekspozitë e veçantë zgjoi kurreshtjen e vizitorëve të shumtë përmes 40 pikturave me përmasa të ndryshme të rrymës ekspresioniste.

Dhe çdo vizitorë duke u ndalur përballë secilës pikturë, vetëm atëherë e kupton botën ku jetojmë dhe që na rrethon, por edhe natyrën të cilën e shkatërrojmë çdo ditë, me apo pa vetëdije. p Pamje këto që na ofroi me imagjinatën dhe penelin e tij piktori Alban Meka. Shumë interesante ishte ideja e autorit që në hyrje të ekspozitës, përballja me eskavatorin dhe rolin e njeriut si dëmtuesi më i madh i natyrës.

Arti ekspresionist i Mekës padyshim që duhet të zgjojë ndërgjegjen e fjetur të secilit vizitorë dhe në veçanti të shtetit që të mbrojnë natyrën nga njeriu! Në këtë ekspozitë nuk ka fjalë hapëse. Rolin e kuratorit, të ndërmjetësit mes publikut dhe artit, e merr vetë eskavatori. I cili sikur j8u uron mirëseardhje vizitorëve… dhe njëkohësisht edhe “parcelave”. Supas piktorit Meka “Parcelat janë, njëkohësisht: ndarje të tokës, ndarje të peizazhit, ndarje të hapësirës së brendshme, ndarje të mendjes së njeriut bashkëkohor. Në epokën moderne, njeriu copëzon gjithçka që prek!

Ajo që dikur ishte tokë e pandarë, kthehet në fragmente të shënjuara, të zaptuara, të përvetësuara. Burimi i tokës ndahet në parcela, por paralelisht ndahet edhe vetë njeriu. Ekspozita synon të hapë një debat mbi marrëdhënien njeri–tokë, përvetësimin dhe pushtetin”, shprehet artisti Alban Meka. Shkurt kjo ekspozitë sikur na rikthen atë pyetjen kryesore që duhet secili prej nesh ta thotë: çfarë mbetet nga ne, nga toka, nga kujtesa pas çdo copëzimi, ndarje e parcelizimi!? Përndryshe për këtë ekspozitë në katalogun e saj janë shprehur edhe dy njohës të artit pamor. Kështu, shkrimtari e gazetari Agim Byci mes tjerash ka shkruar:

“Sot, eskavatori e ndërron bukurinë e virgjër të natyrës, e ndërron formën e tokës, kodrës e fushës, livadhit e malit… Kështu e degjeneron jetën, e betonizon ambientin. Eskavatori është njeriu. Pikturat e Alban Mekës janë elegji pa fjalë. Pikturat kanë simbolin kryesor, që është solid e shumë domethënës, që na, me sytë e shpirtit e shohim e nuk e shohim, e ndjejmë e nuk e ndjejmë. Këto tablo janë përkujtues i fuqishëm dhe i rëndësishëm për rritjen e përgjegjësisë së njeriut për ruajtjen e natyrës. Të mos zëvendësohet mbulesa bimore me mbulesën e betonit” vlerëson A. Byci.

Kurse arqitekti Visar Haxhibeqiri në fjalët e tij në katalog mes tjerash ka thënë : ” Përmes një ekspresionizmi të fuqishëm, autori krijon një dialog mes formës, ngjyrës dhe teksturës, duke i dhënë peizazhit një ndjenjë dramatike dhe gati surreale. Parcelat” mund të lexohen si një reflektim mbi marrëdhënien mes njeriut dhe natyrës. Pikturat nga cikli “Parcelat” janë një manifest ekspresionist i fuqishëm, ku artisti nuk e shikon natyrën thjesht si një subjekt estetik, por si një hapësirë dramatike që pasqyron konfliktet e brendshme dhe të jashtme të ekzistencës. Përmes ngjyrave të vrullshme, teksturave të fuqishme dhe një kompozicioni të fragmentuar, veprat ofrojnë një përvojë të thellë emocionale dhe intelektuale, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm te bukuria e saj e egër, por edhe te tensioni i pazgjidhur mes njeriut dhe botës që e rrethon.

Pikturat e ciklit “Parcelat” Alban Mekës përfaqësojnë një eksplorim të ndjeshëm të peizazhit, ku natyra shndërrohet jo vetëm në një subjekt vizual, por edhe në një metaforë tensioneve ekzistenciale dhe të ndërhyrjes njerëzore mbi hapësirën”, thotë në vlerësimin e tij, kuratori i ekspozitës Visar Haxhibeqiri

Tags: Gjakova
Postimi i mëparshëm

Nëna e Shpatit e revoltuar, paralajmëron dënim ligjor për ata që “spekulojnë”

Postimi tjetër

Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e ulëta po dëmtojnë bizneset

Të ngjajshme Postime

“Mos e merrni jetën si tragjedi, por si komedi”
Festival

“Mos e merrni jetën si tragjedi, por si komedi”

17 December 2025
U promovua “Tjetërsimi”, romani i parë fantastiko – shkencor në letërsinë shqipe i i autorit Emanuel Bajra 
Libri

U promovua “Tjetërsimi”, romani i parë fantastiko – shkencor në letërsinë shqipe i i autorit Emanuel Bajra

12 December 2025
Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu
Libri

Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu

8 December 2025
Pensionohet këngëtari i njohur i muzikës kombëtare, Ilir Shaqiri
Muzikë

Pensionohet këngëtari i njohur i muzikës kombëtare, Ilir Shaqiri

6 December 2025
Roli dhe fuqizimi i grave në ndërtimin e një shoqërie demokratike
Kulturë

Roli dhe fuqizimi i grave në ndërtimin e një shoqërie demokratike

4 December 2025
Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision, të enjten merret vendimi
Muzikë

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision, të enjten merret vendimi

2 December 2025
Postimi tjetër
Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e ulëta po dëmtojnë bizneset

Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e ulëta po dëmtojnë bizneset

Lajmet e fundit

Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e ulëta po dëmtojnë bizneset

Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e ulëta po dëmtojnë bizneset

23 December 2025
Alban Meka hap ekspozitën e tij të 12 personale

Alban Meka hap ekspozitën e tij të 12 personale

23 December 2025
Nëna e Shpatit e revoltuar, paralajmëron dënim ligjor për ata që “spekulojnë”

Nëna e Shpatit e revoltuar, paralajmëron dënim ligjor për ata që “spekulojnë”

23 December 2025
QKMK paralajmëron bllokadë të rrugës afër kufirit Kosovë–Serbi, apelon qytetarët të përdorin rrugë alternative

QKMK paralajmëron bllokadë të rrugës afër kufirit Kosovë–Serbi, apelon qytetarët të përdorin rrugë alternative

23 December 2025
Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

22 December 2025
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

22 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

22 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu