Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në një intervistë në Pressing të T7 ka folur për planet e LDK-së për investim në teknologji të informacionit si një rrugë më e shpejt për zhvillim.
Në këtë intervistë, Abdixhiku ka thënë se me zhvillimin aktual që është duke ndodhur në Kosovë, vendit do t’i duhen 80 vite për të arritur zhvillimin e Kroacisë.
Ai tutje ka shtuar se Kosova ka dy rrugë, që të investojë tani në teknologji informative, ose që të zgjedh rrugën për të festuar me goma.




















