Gjatë ditës së djeshme, në kuadër të aktiviteteve të Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, kandidatët për deputet nga kjo parti zhvilluan një sërë takimesh dhe aktivitetesh me qytetarët e komunës së Prizrenit.

Takimet u mbajtën në nëndegët e Perdrinisë dhe Arbana, ku kandidatët patën mundësinë të dëgjojnë nga afër shqetësimet, kërkesat dhe pritjet e qytetarëve, si dhe të prezantojnë vizionin politik dhe programin e PDK-së për zhvillimin ekonomik, social dhe institucional të vendit.

Me këtë rast, kandidati Fetah Paçarizi u shpreh se mbështetja e treguar nga qytetarët e Perdrinisë dhe Arbanës është një dëshmi e qartë e besimit ndaj vizionit të Kryeministrit Bedri Hamza dhe ndaj programit të PDK-së. Ai theksoi se kjo mbështetje e fuqishme e motivon edhe më shumë për të vazhduar angazhimin e tij politik dhe kandidaturën për deputet, me synim përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve në Kuvend.


Në mbrëmje, aktivitetet u përmbyllën me pjesëmarrjen e kandidatit Fetah Paçarizi në shënimin e ditëlindjes së degës së PDK-së në Therandë. Gjatë këtij organizimi, ai u prit me entuziazëm nga qytetarët dhe strukturat partiake, të cilët shprehën mbështetje të madhe për kandidaturën e tij dhe për vizionin politik të PDK-së për të ardhmen e vendit.



















