Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Shaban Osmanaj, zhvilloj një takim me përfaqësues të Komunitetit Hasjan, të angazhuar prej vitesh në zanatin e furrtarit në qytetin e Pejës, ku ishte i pranishëm edhe Kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, kandidatit për deputet z. Fatmir Asllani, si dhe bashkëpunëtorëve të Kryetarit, duke i dhënë këtij takimi vlerë të veçantë institucionale dhe politike.
Postimi i plotë i tij:
Sot, më datë 17.12.2025, u zhvillua një takim i rëndësishëm me përfaqësues të Komunitetit Hasjan, të angazhuar prej vitesh në zanatin e furrtarit në qytetin e Pejës.
Takimi u nderua me praninë e Kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, kandidatit për deputet z. Fatmir Asllani, si dhe bashkëpunëtorëve të Kryetarit, duke i dhënë këtij takimi vlerë të veçantë institucionale dhe politike.
Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për bashkëvendësit e mi, të cilët gjetën kohë për të bashkëbiseduar hapur rreth zhvillimeve politike dhe zgjedhjeve që po afrohen. Një falënderim i veçantë i drejtohet Kryetarit të Komunës për gatishmërinë dhe vëmendjen e treguar ndaj shqetësimeve, nevojave dhe kërkesave të komunitetit Hasjan.
Vlerësojmë përkushtimin institucional dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit Hasjan të furrtarëve në Pejë, si një komunitet punëtor që kontribuon çdo ditë në jetën ekonomike dhe shoqërore të qytetit.
Në fund, riafirmoj parimin themelor të demokracisë dhe përgjegjësisë qytetare:
Vota është përgjegjësi individuale e çdo qytetari, ashtu siç është edhe përgjegjësia ime politike dhe morale ndaj jush./InLajmi/
/Artikull i sponsotizuar/















