Dy skuadrat shqiptare që po marrin pjesë në fazën e ligës së Conference Leagues, Drita dhe Shkëndija e Tetovës, kanë arritur të mbesin në mesin e 24 ekipeve që vazhdojnë garat në këtë turne.
Ndonëse të dyja sonte pësuan humbje, ato u renditën në pozitat 21 respektivisht 23, duke vazhduar në playoff të Ligës së Konferencës.
Drita u mposht 3-0 nga Rayo Vallecano ndërsa Shkëndija humbi 1-0 nga skuadra qipriote, AEK Larnaca.
Skuadrat që kanë arritur të mbesin në 24-shen e kësaj faze, do t’i kenë edhe nga dy ndeshje për të arritur fazën tjetër, shkruan Klankosova.tv
Ekipet shqiptare do t’i luajnë ndeshjet e radhës në shkurt të vitit të ardhshëm.




















