Fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare e nisëm aty ku buron obligimi ynë moral dhe kombëtar me homazhe te Dëshmorët e UÇK-së në Landovicë. Amaneti i tyre mbetet udhërrëfyesi ynë politik dhe rruga nga e cila nuk devijojmë.
Gjatë kësaj dite, bëmë homazhe edhe te Monumenti i Lirisë shtatorja e Remzi Ademajt, Komandant Petritit, në Prizren, si dhe zhvilluam një takim të rëndësishëm me Organizatën e Veteranëve të Luftës, duke riafirmuar përkushtimin tonë për respekt, dinjitet dhe përkujdesje konkrete ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve.
Partia Demokratike e Kosovës, e lindur nga lufta për liri dhe e themeluar nga heronjtë e gjallë të UÇK-së, sot po nis një betejë të re betejën për drejtësi, dinjitet dhe shpresë për çdo qytetar.
Andaj ju ftoj që të i bashkoheni rrugëtimit tonë të përbashkët.
#PDK130 #BedriHamza1 #FetahPaçarizi89




















