Fetah Paçariziishte i inkuadruar në lëvizjen ilegale LPRK që në rininë e hershme. Ish-i burgosur politik nga regjimi në moshë të re, ish-ushtar i UÇK-së dhe i UÇPMB-së. Ka përfunduar Akademinë e Arteve në Tiranë, me titullin shkencorMaster i Shkencave dhe Arteve të Bukura.
Për një dekadë (10 vite) ka qenë drejtor i përgjithshëm i Teatrit Profesional “Bekim Fehmiu” në Prizren, gjatë së cilës ka krijuar ansamblin rezident, nënkodin buxhetor dhe, rrjedhimisht, rekrutimin në paga shtetërore të stafit artistik, administrativ dhe teknik të teatrit. Gjithashtu, ka udhëhequr procesin e emërtimit të teatrit me emrin e aktorit të madh Bekim Fehmiu.
Si drejtor dhe udhëheqës i projekteve teatrore, ka realizuar shfaqje me nivel të lartë artistik, të vlerësuara me mbi40 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe medy çmime nga MKRSpër shfaqjet më të mira në nivel të Kosovës, duke e bërë Teatrin e Prizrenit një nga teatrot më të respektuara në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Në vitet 2019–2020, për gati një vit, ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të QKK-së. Në vitin 2015 ka marrë çmimin“Punëtori i Vitit për Kulturë”nga DKRS; në vitin 2017 çmimin përaktorin më të mirënga DKRS; në vitin 2020, mirënjohje për kontribut maksimal për Teatrin e Prizrenit në Ditën Botërore të Teatrit; ndërsa në vitin 2021, mirënjohje nga Komuna e Prizrenit (Kryetari i Komunës) për menaxhimin me sukses të teatrit gjatë periudhës dhjetëvjeçare.
Aktualisht është kandidat për deputet në listën ePDK-sëpër Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga i cili pritet një përfaqësim serioz dhe dinjitoz, si dhe të jetë një zë i fuqishëm për interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, veçanërisht në fushën ekulturës, artit dhe sportit.




















