• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 8 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Komuna ime

Promovohet Monografia për Xhamin e Hadumit në Gjakovë

J G nga J G
5 December 2025
në Komuna ime
0 0
0
Promovohet Monografia për Xhamin e Hadumit në Gjakovë
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Blerim Valla

Në Gjakovë në organizim të Shoqatës së Intelektalëve “Jakova” të Gjakovës, në kuadër të 430 – vjetorit të ndërtimit dhe 20 – vjetorit të restaurimit u promovua një libër i rrallë dhe me shumë vlera “Monografi e Xhamisë së Sylejman Hadum Agës” e autorit Msc. Agron Muçakut.
Kjo monografi flet me dokumente e fakte të rralla dhe fofografi origjinale për xhaminë më të njohur në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare Xhamisë së Hadumit në Gjakovë.


Duke qenë se ky vit shënon vitin jubilar 430 – vjetorin e ndërtimit të Xhamisë së Hadum Agës këtu e 430 vite më parë, prej së cilës nisi edhe fillimi i ndërtimit të qytetit të Gjakovës, si dhe ditën kur u bë përurimi i restaurimit të Xhamisë së Hadumit në vitin 2005, pasi kjo xhami simbol i Gjakovës, ishte dëmtuar rëndë gjatë luftës së vitit 1999 nga granatimet me minahedhës nga forcat policore e ushtarake serbo-malazeze!

Për këtë monografi folën disa veta. I pari foli Ruzhdi Sefa, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”, nga Gjakova, në emër të botuesit të monografisë, i cili mes tjerash tha: “Ky botim është një ftesë për të parë Xhaminë e Hadumit si themel të qytetit, si udhërrëfyes për të ardhmen, si simbol të krenarisë sonë, si simbol i dijes, tolerancës, kulturës dhe qëndresës.
Në këtë monografi për herë të parë botohen 20 dokumente origjinale nga Arkivi Osman i Turqisë. Kjo monografi e tregon qartë: Xhamia e Hadumit është një pasuri universale, një pikë referimi që prek edhe botën akademike dhe kulturore ndërkombëtare.
Autori e vendos Xhaminë e Hadumit si themel të Gjakovës, si zemrën nga e cila lindi Çarshia e Madhe, dhe i tërë qyteti i Gjakovës “.

Recenzenti i parë i monografisë arqitekti Xhelal Hoxha, para të pranishmëve deklaroi se:
“Xhamija e Hadumit është një objekt arkitektonik që si rrallë ndonjë objekt tjetër i nën qiellit tonë, ka rëndësi në të dy aspektet e vlerave të trashëgimisë. Si objekt i rëndësisë së trashëgimisë arkitektonike dhe rëndësisë bazike të lidhshmërisë së objektit me historikun e lindjes dhe zhvillimit të një tërësie urbane, me rëndësi të pa kontestueshme për zhvillimet sociale, kulturore, emancipuese dhe embriogjene për shtetformësi të trevave shqiptare – lindjes dhe zhvillimit të Gjakovës.

Autori në këtë monografi për objektin e xhamisë së Hadum Agës, në radhitjen përmbajtjesore të sajë, në mënyrë fakto grafike ka radhitur forcën e argumentit të evidentuar historik dhe faktografin e arti faktit dhe kreativitetin e ekzistencës hapësinore të një vepre madhështore arkitektonike, në përmasat krahasimore të vendit dhe kohës së ndërtimit të sajë.
Xhamija e Hadum Agës, si objekt arkitektonik në përmbushjen e 430 vjetorit të përfundimit të ndërtimit të sajë, është një raritet në ruajtjen e origjinalitetit të fizikës së ndërtimit të kohës dhe teknikave ndërtimore” tha z. Hoxha.

Ndërsa recenzenti i dytë i monografisë historiani Dr. Alban Dobruna mes trjerash theksoi:
” Libri i Agron Muçakut, për “Xhaminë e Hadumit” prezanton pasurinë historike dhe kulturore të Gjakovës siç është Xhamia e Hadumit, pasi ajo është jo vetëm një vend lutjeje, por simbol i trashëgimisë historike dhe arkitekturore në Gjakovë dhe Kosovë. Ajo shënon fillimin e jetës urbane në atë pjesë të qytetit, tregtia, zanatet, institucionet rreth saj u zhvilluan pas ndërtimit të saj.
Kurse në fund foli autori i monografisë për Xhaminë e Hadumit, Mr.sc. Agron Muçaku, i cili fillimisht falenderoi gjitha ata që e përkrahën dhe e ndihmuan për botimin e kësaj monografie. Autori në fjalën e tij mes tjerash tha: “Jemi mbledhur për të nderuar një monument, një histori dhe një themel: Xhaminë e Hadumit, zemrën e qytetit tonë.

Sykejman Hadum Aga që ishte shërbyes i Sulltanit nuk e harroi vendlindjen e tij duke ndërtuar Xhaminë e Hadumit, gjithë kompleksin përreth saj – dhe më gjerë – duke u bërë faktikisht themeltari i qytetit urban të Gjakovës.

Qyteti Gjakovës i detyrohet këtij njeriu nderim dhe mirënjohje të përhershme.
Xhamia e Hadumit është vlerë në shumë dimensione:– Historike, sepse lidhet me vetë aktin e themelimit të Gjakovës;
– Arkitekturore e artistike, për mjeshtërinë e gurit dhe kupolën monumentale;
– Shkencore, si objekt studimi për fusha të ndryshme;
– Shoqërore e shpirtërore, për rolin e saj në jetën e qytetarëve ndër shekuj;
– Kulturore e turistike, si një nga monumentet më të vizituara të trevave shqiptare.

Ky botim na kujton se ruajtja e Xhamisë së Hadumit do të thotë ruajtje e identitetit, rrënjëve dhe memories sonë kolektive” tha A. Muçaku në fund.

Përndryshe
Xhamia e Hadumit
është dëshmi e gjallë afër pesë shekujsh e historisë urbane, kulturore, fetare dhe arkitekturore të Gjakovës. Shkatërrimi i saj gjatë vitit 1999 të luftës nuk ishte vetëm shkatërrim i një objekti fetar por përpjekje për të zhdukur identitetin e qytetit të Gjakovës. Ishte një urbicid që ndodhi në zemër të Evropës!
Historianët e njohur si: Dr. Fejaz Drançolli e Dr. Masar Rizvanolli kanë dokumentuar dhe kanë sqaruar se Gjakova përmendet që në vitin 1348, si pjesë e nahijes së Altun-Ihlasit, me qendër në Junik.
Nga kjo kuptohet se me ndërtimin e Xhamisë së Hadumit dhe kompleksit përreth saj fillon Gjakova si qytet urban.

Ndërsa Prof. Andreas Ridlmajer, ekspert i historisë së Artit Islam dhe Drejtor i Qendrës Dokumentare të Artit Islam dhe Arkitekturës Islame pranë Universitetit të Harvardit në SHBA, ka deklaruar se “Xhamia e Hadumit është monument unik në të gjitha trojet shqiptare. Është i vetmi kompleks i këtij lloji që është ruajtur. Xhamia e Hadumit nuk është vetëm xhami, por është qendër kulturore. Pranë xhamisë gjendej biblioteka, e cila ishte më e madhe se vetë xhamia. Pranë bibliotekës gjendej mejtepi, ndërsa aty pranë Çarshia e Madhe me dhjetëra dyqane. I tërë kompleksi, pra, përbënte një qendër kulturore, edukative e fetare. Kompleksi ishte ndërtuar e zhvilluar nga vetë gjakovarët”!

Xhamia e Hadumit, është kurora e bukurisë së monumenteve të Gjakovës

E vendosur në mes të qytetit të vjetër të Gjakovës, Xhamia e Hadumit, e nisur gjatë shekullit të 16-të në kohën e Perandorisë Osmane, Xhamia e Hadumit, ashtu sikurse shumë xhami, ishte ndër objektet e para në zonë, për t’u populluar më pas rreth saj shtëpitë, dyqanet, zanatet dhe institucionet tjera. Xhamia u ndërtua në vitin 1952 nga Hadum Sylejman Efendia – i njohur si “Hadum Aga”, i cili në kohën e tij shërbeu si shërbëtorë personal i bashkëshortes së Sulltanit.
Është e ndërtuar nga guri vullkanik, plotësisht rezistent ndaj kushteve atmosferike dhe tërmeteve.
Xhamia e Hadumit vizitohet nga mbi 20 mijë vizitorë në vit që vijnë nga mbarë bota./InLajmi/

Tags: Gjakova
Postimi i mëparshëm

Heidi Klum shkëlqen përkrah Kevin Hart në shortin e Kampionatit Botëror 2026

Postimi tjetër

Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së nominon Ramush Haradinajn për kryeministër, sllogani për zgjedhje “Krah teje”

Të ngjajshme Postime

Lushtaku: Falë zvogëlimit të reshjeve gjendja në Skënderaj nën kontroll, po vazhdon monitorimi i zonave më të ndjeshme
Komuna ime

Lushtaku: Falë zvogëlimit të reshjeve gjendja në Skënderaj nën kontroll, po vazhdon monitorimi i zonave më të ndjeshme

6 January 2026
Drejtoria për Emergjenca paralajmëron: Nëse reshjet vazhdojnë, mund të ketë vështirësi shtesë, veçanërisht në zonat rurale të Prishtinës
Komuna ime

Drejtoria për Emergjenca paralajmëron: Nëse reshjet vazhdojnë, mund të ketë vështirësi shtesë, veçanërisht në zonat rurale të Prishtinës

6 January 2026
Ndërrimi i motmoteve në kryeqytet, kjo është agjenda e aktiviteteve festive
Komuna ime

Ndërrimi i motmoteve në kryeqytet, kjo është agjenda e aktiviteteve festive

31 December 2025
Në Gjakovë ekspozitë dhe trajnim për edukimin medial
Komuna ime

Në Gjakovë ekspozitë dhe trajnim për edukimin medial

16 December 2025
Pa votat e VV-së, Fehmi Kupina zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës
Komuna ime

Pa votat e VV-së, Fehmi Kupina zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

9 December 2025
Rama del te protestuesit: Ministër qiti paret menjëherë, leni inatet hajde bëhemi bashkë për popullin
Komuna ime

Rama del te protestuesit: Ministër qiti paret menjëherë, leni inatet hajde bëhemi bashkë për popullin

25 November 2025
Postimi tjetër
Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së nominon Ramush Haradinajn për kryeministër, sllogani për zgjedhje “Krah teje”

Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së nominon Ramush Haradinajn për kryeministër, sllogani për zgjedhje “Krah teje”

Lajmet e fundit

Kurti: Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti: Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme

7 January 2026
Vdes gruaja e cila u godit nga motoçikleta të dielen në mbrëmje në Prishtinë

Gjendet i vdekur një 36-vjeçar në Prizren

7 January 2026
Tjetër mandat për Osmanin?, flet Haxhiu

Tjetër mandat për Osmanin?, flet Haxhiu

7 January 2026
Gjini pas takimit me Osmanin: Vizituam një nga zonat më të goditura nga vërshimet, ku ishte e domosdoshme evakuimi i disa familjeve

Gjini pas takimit me Osmanin: Vizituam një nga zonat më të goditura nga vërshimet, ku ishte e domosdoshme evakuimi i disa familjeve

7 January 2026
AME: Ekziston mundësia për përkeqësim të situatës nëse ka reshje të reja, por rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm

AME: Ekziston mundësia për përkeqësim të situatës nëse ka reshje të reja, por rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm

7 January 2026
Lamine Yamal “thyen bankën” – vlera e tij është gati 100 milionë euro më e lartë se ajo e Haalandit

Lamine Yamal “thyen bankën” – vlera e tij është gati 100 milionë euro më e lartë se ajo e Haalandit

7 January 2026
Vala e të ftohtit përfshin Evropën/ Anulohen 800 fluturime në Amsterdam, Parisi mbulohet nga dëbora

Vala e të ftohtit përfshin Evropën/ Anulohen 800 fluturime në Amsterdam, Parisi mbulohet nga dëbora

7 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu