• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 2 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Anijet kineze dhe japoneze “konfrontohen” pranë ishujve gjeopolitikisht të ndjeshëm – palët japin versione të ndryshme

J G nga J G
2 December 2025
në Bota
0 0
0
Anijet kineze dhe japoneze “konfrontohen” pranë ishujve gjeopolitikisht të ndjeshëm – palët japin versione të ndryshme
0
SHPERNDARJE
11
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Rojet bregdetare të Kinës dhe Japonisë kanë dhënë versione të ndryshme të një konfrontimi që ndodhi pranë një grupi ishujsh gjeopolitikisht të ndjeshëm në Detin e Kinës Lindore.

Roja Bregdetare e Kinës tha të martën se një anije peshkimi japoneze kishte hyrë ilegalisht në ujërat e Ishujve Diaoyu – të cilët Tokio i quan Ishujt Senkaku.

Kina i pretendon ato si territor të saj, pavarësisht se ishujt administrohen nga Japonia.

Ndërkohë, Roja Bregdetare e Japonisë theksoi se ”ka kapur dhe dëbuar” dy anije të Rojës Bregdetare Kineze ndërsa ato i afroheshin anijes së peshkimit, përcjell Telegrafi.

Ky konfrontim vjen ndërsa lidhjet diplomatike midis dy kombeve përkeqësohen, pasi udhëheqësi i Japonisë bëri komente kontraverse në lidhje me Tajvanin muajin e kaluar.

Ndërsa iu përgjigj një pyetjeje në parlament në nëntor, kryeministri japonez Sanae Takaichi, i njohur si një kritik i zëshëm i Kinës dhe aktiviteteve të saj në rajon, sugjeroi që Tokio mund të ndërmarrë veprime ushtarake nëse Pekini sulmon Tajvanin.

Pekini e sheh Tajvanin e vetëqeverisur si pjesë të territorit të tij dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për t’u “ribashkuar” me të.

Që atëherë, të dyja palët kanë qenë të përfshira në një retorikë gjithnjë e më armiqësore ndaj njëra-tjetrës, me përçarjen në zgjerim që ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve në të dy vendet.

Tajvani ndodhet rreth 160 km në jugperëndim të Ishujve Senkaku.

Zëdhënësi i Rojës Bregdetare të Kinës (CCG), Liu Dejun, tha se anijet kineze të martën iu afruan dhe paralajmëruan një anije peshkimi japoneze që kishte “hyrë ilegalisht në ujërat territoriale të Diaoyu Dao të Kinës”, sipas një raporti të medias shtetërore.

Liu shtoi se CCG mori “masat e nevojshme të zbatimit të ligjit”, duke pretenduar se ishujt ishin territor kinez dhe duke i kërkuar Japonisë të “ndalojë menjëherë të gjitha aktet e shkeljes dhe provokimit në këto ujëra”.

Në anën tjetër, Roja Bregdetare e Japonisë (JCG) ofroi një version paksa të ndryshëm, duke thënë se iu afruan anijeve kineze menjëherë pasi u panë duke hyrë në ujërat japoneze në orët e para të së martës dhe lëshoi një kërkesë që ato të largoheshin nga ujërat.

Ndërsa Japonia dhe Kina bënë një marrëveshje në parim në vitin 2008 për të shfrytëzuar së bashku burimet në Detin e Kinës Lindore, rrugën ujore që ndan të dy vendet, tensionet janë përshkallëzuar gjatë viteve të fundit, Telegrafi.com

Ishujt Senkaku/Diaoyu, të cilët janë të pabanuar, përfaqësojnë një pikë të nxehtë në këto tensione.

Kina ka dërguar një numër gjithnjë e në rritje anijesh drejt ishujve, në atë që duket të jetë një përpjekje për të testuar vendosmërinë e Japonisë për t’i mbrojtur ato.

Tags: Kina
Postimi i mëparshëm

Sveçla: Po mbyllim rrugët e kontrabandës në veri, po hapim shtigje të sigurisë

Postimi tjetër

Rama: Shërbimet janë ndalë, punëtorët pa paga – pse nuk po i qet paret, Hekuran?

Të ngjajshme Postime

Papa këshillon Trumpin: Mos përdorni forcën ushtarake ndaj Venezuelës
Bota

Papa këshillon Trumpin: Mos përdorni forcën ushtarake ndaj Venezuelës

2 December 2025
Lirohet nga burgu ish-presidenti i Hondurasit, pas faljes nga Trump
Bota

Lirohet nga burgu ish-presidenti i Hondurasit, pas faljes nga Trump

2 December 2025
Ushtria izraelite nis një operacion të madh në Bregun Perëndimor
Bota

Ushtria izraelite nis një operacion të madh në Bregun Perëndimor

26 November 2025
A po e lë “gruaja e akullt” Shtëpinë e Bardhë – Trump pritet të shkarkojë disa Sekretarë
Bota

A po e lë “gruaja e akullt” Shtëpinë e Bardhë – Trump pritet të shkarkojë disa Sekretarë

26 November 2025
Ndalimi i mediave sociale në Australi, adoleshentët ankimim në Gjykatën e Lartë
Bota

Ndalimi i mediave sociale në Australi, adoleshentët ankimim në Gjykatën e Lartë

26 November 2025
E rëndë në Zelandën e Re, historia përsëritet/ Humbin jetën dy alpinistë, shpëtojnë mrekullisht të tjerët
Bota

E rëndë në Zelandën e Re, historia përsëritet/ Humbin jetën dy alpinistë, shpëtojnë mrekullisht të tjerët

25 November 2025
Postimi tjetër
Rama: Shërbimet janë ndalë, punëtorët pa paga – pse nuk po i qet paret, Hekuran?

Rama: Shërbimet janë ndalë, punëtorët pa paga – pse nuk po i qet paret, Hekuran?

Lajmet e fundit

Të mërkurën nis funksionimi i Trafikut Urban dhe transportuesve privatë

Të mërkurën nis funksionimi i Trafikut Urban dhe transportuesve privatë

2 December 2025
Lutfi Haziri njofton vdekjen e vëllait të tij: Ma këpute shpirtin

Lutfi Haziri njofton vdekjen e vëllait të tij: Ma këpute shpirtin

2 December 2025
IPK rekomandon suspendimin e shtatë policëve në Podujevë – keqtrajtuan dy persona në stacionin policor

IPK rekomandon suspendimin e shtatë policëve në Podujevë – keqtrajtuan dy persona në stacionin policor

2 December 2025
Papa këshillon Trumpin: Mos përdorni forcën ushtarake ndaj Venezuelës

Papa këshillon Trumpin: Mos përdorni forcën ushtarake ndaj Venezuelës

2 December 2025
Dolce mohon sërish lidhjen me Edin: S’kam dashni për askënd, asnjëri aty s’është tipi im

Dolce mohon sërish lidhjen me Edin: S’kam dashni për askënd, asnjëri aty s’është tipi im

2 December 2025
KQZ nuk certifikon Listën Serbe

KQZ nuk certifikon Listën Serbe

2 December 2025
Takohen Ramiz Lladrovci dhe Shpend Ahmeti – çfarë po paralajmëron kjo fotografi e tyre

Takohen Ramiz Lladrovci dhe Shpend Ahmeti – çfarë po paralajmëron kjo fotografi e tyre

2 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu