Në Ditën Botërore të Fëmijëve, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim tre fëmijët që u bënë shembull i jashtëzakonshëm i ndershmërisë: Diar Terziu, Anik Terziu dhe Rajana Terziu.
Treshja kishte gjetur një portofol me para dhe e kishte dorëzuar menjëherë në polici, duke dëshmuar përgjegjësi qytetare dhe vlera të larta morale.
Për këtë gjest, Presidentja Osmani u ndau atyre mirënjohje të veçantë.
“Sot pata kënaqësinë t’i pres tre heronjtë e vegjël që na dhanë një shembull të jashtëzakonshëm ndershmërie. Ata treguan vlera që duhet t’i udhëheqin të gjithë fëmijët e vendit,” tha Osmani.
Ajo theksoi se akti i fëmijëve është frymëzues dhe një mesazh i qartë se ndershmëria dhe përgjegjësia fillojnë që në moshë të vogël.

















