Zjarrfikësit e Ferizajt dhe komunave përreth kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, ndërsa punimet për shuarjen e plotë po vazhdojnë me intensitet të lartë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Në operacion po asistojnë edhe disa kompani private, të cilat kanë angazhuar autobetonierë për furnizim me ujë.
Ndërkohë, njësitë policore po menaxhojnë situatën në vendngjarje dhe po sigurojnë perimetrin përreth zonës së prekur.
Në terren gjenden edhe ekipet e KEDS-it, eksperti i zjarreve, si dhe zyrtarë nga Komuna e Ferizajt dhe Shërbimet Publike, të cilët po koordinojnë veprimet me institucionet e tjera përgjegjëse.
“Hetimet mbi shkaqet e zjarrit janë duke u zhvilluar nën autorizimin e prokurorit të shtetit. Ndërkohë, rruga magjistrale Ferizaj–Kaçanik është liruar plotësisht dhe qarkullimi i automjeteve është rikthyer në normalitet”, tha Veseli.
Autoritetet njoftojnë se informacione të tjera do të publikohen në raportet vijues.

















