Dy të miturit të cilët u therën me thikë pasditen e djeshme në Podujevë nga një bashkëmoshatarë i tyre, janë në gjendje stabile.
Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të kryera në Qendrën Emergjente, të lënduarit, njëri 15 vjeç e tjetri 16, janë transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.
Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës njoftoi përmes raportit se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar thikën e cila ishte përdorë në rast, derisa shtoi se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

















