Humanisti nga Prizreni Arsim Elshani 47 vjeçar, ka humbur jetën në një aksident trafiku në njëren nga autostradat e Gjermanisë, shkruan InLajmi.
Sipas mediave gjermani aksidenti ndodhi midis trekëndëshit të autostradës Wanlo dhe kryqëzimit Erkelenz-Ost. Ku shoferi i dyshuar në gjendje të dehur hyri në drejtim të gabuar të autostradës dhe u përplas direkt me makinën e të ndjerit Elshani. Përplasja ishte aq e fortë sa të dy shoferët mbetën të bllokuar në makinat e tyre. Zjarrfikësit luftuan me orë të tëra për t’i nxjerr nga makinat e tyre shoferët, por ndihma ishte shumë vonë për 47-vjeçarin nga Kosova, ai vdiq nga plagët e rënda në vendngjarje. Shoferi i dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti me fatalitet u dërgua me lëndime të rënda në spital.

Pas vdekjën së Arsim Elshanit nga Prizreni, qyteti Heinsberg në Gjermani ka shpallur sot ditë zie, me këtë rast u ndezën edhe qirinj dhe u vendosën buqeta me lule në përkujtim të Arsim Elshanit. I gjithë qyteti i gjerman e përjetoj rëndë këtë humbje tragjike të një qytetari shembull nga Kosova i cili kontribuoj shumë për vendin tonë por edhe për qytetin gjerman ku punoj dhe veproj. Kufoma e të ndjerit pritet të kthehet në Kosovë në fund të kësaj jave për t’u varrosur./InLajmi/


















