• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 15 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Festival

Nis Festivali i Kulturës Shqiptare, “Ditët e Nëntorit” 2!

J G nga J G
14 November 2025
në Festival
0 0
0
Nis Festivali i Kulturës Shqiptare, “Ditët e Nëntorit” 2!
0
SHPERNDARJE
5
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Blerim Valla Festivali hapet me ngjarjen më të madhe kulturore të këtij viti në Kosovë, me koncertin premierë “Një Za, një Shpirt”, të sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho.

Për tri javë ditë qyteti i Gjakovës do të jetë epiqendra e kulturës shqiptare, pasi që gjatë kësaj kohe në qytetin e kulturës, trashëgimisë, historisë e traditës – në Gjakovë nis edicionit i II-të i festivalit të kulturës shqiptare “Ditët e Nëntorit” i organizuar nga Fondacioni për Gjakovën.

 

Festival i cili është vazhdimësi i festivalit “Ditët e Shqiptarit” i cili vjet e edhe këtë verë që shkoi pati bërë jehonë të madhe në qarqet kulturore shqiptare dhe jo vetëm. Edicioni i dytë sjell tri javë të pasura me muzikë, shfaqje, panair librash e takime me autor të shumtë, panele debatesh dhe koncerte të trashëgimisë dhe krijimtarisë shqiptare por edhe shpërfaqje të kulinarisë shqptare dhe asaj gjakovare.

Drejtuesi i bordit të Fondacionit për Gjakovën, dhe organizatori kryesor i festivaleve, Ermal Hasimja, i cili është edhe vet me origiinë nga Gjakova, tregon se i gjithë programi i festivalit të sivjetëm ka për qëillim të tèrheqë vëmendjen e publikut të gjërë drejt qytetit të Gjakovës që ka ruajtur mè shumě se cilido tjeter kulturēn dhe traditat muzikore shqiptare. Hasimja ka thënë se nëntori i këtij viti në Gjakovë do të jetë më i nxehtë se zakonisht, me shumë aktivitete multikulturore me vlera të larta artistike.

Duke veçuar pos tjerash sidomos koncertin premierë dhe tejet të veçant e special, të sopranos numër 1 sot në botë – Ermonela Jahos, në hapje të festivalit “Ditët e Nëntorit”, padyshim ngjarje e rrallë dhe e paparë deri më tani në hapësirën shqiptate Kosovë. Biletat për të cilin koncert unik të pëgatitur nga diva e operës botërore , tashmë veç janë shitur. Krenaria botërore shqiptare Ermonela Jaho vjen në Gjakovë më 15 nëntor për një shfaqje krejt ndryshe nga të mëparshmet. Sopranoja numër 1 sot në botë, fituese e gjithë çmimeve prestigjioze të muzikës lirike, Ermonela Jaho sjell në Gjakovë një shfaqje premierë të përgatitur prej muajsh. Ky koncert vjen pas vizitēs së saj në Gjakovë korrikun e shkuar si mysafire speciale e ftuar e festivalit të dytë “Ditët e Shqiptarit. Ajo në Gjakovë do të interpretoj shumë nga ariet më të njohura botërore të ndërlidhura me gjuhën universale të muzikës të përshtatura me atë shqiptare.

“Pos koncertit premierë të sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, “Ditët e Nëntorit” vijnë në Gjakovë edhe me shumë koncerte të tjera si ato – për herë të parë me muzikë arvanitase e arbëreshe, pastaj koncerte me muzikën qytetare tiranase, dhe një befasi rocku shqiptar. Pos koncerteve do të ketë edhe takime me autorë shqiptarë, panair librash me shtëpitë botuese kryesore shqiptare, panele diskutimi për historinë, letërsinë, trashëgiminë dhe për aktualitetin shqiptarë. Dhe pas këtyre shfaqjeve nata vazhdon deri në agim me muzikë të vjetër shqiptare – gjakovate dhe gatime tradicionale gjakovare, ka thënë Hasimja para fillimit të festivalit “Ditët e Nëntorit”.

Kurse sipas muzicientes Jeta Gërqari, kordinatore e Fondacionit për Gjakovën, Festivali “Ditët e Nëntorit”, hap siparin e vet këtë vit në Gjakovë, në edicionin e II – të me siç u tha – me një mega koncert të titulluar “Një zë, një shpirt”! të sopranos shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho e shoqëruar nga orkestra e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të Tiranës, udhëhequr nga nje dirigjent i njohur spanjoll. Ky koncert-premierë do të mbahet më 15 nëntor në Pallatin e Kulturës në Gjakovë.

Aktivitetet të tjera të shumta do të shtrihen gjatë gjithë muajit të nëntorit. Kështu pos koncertit të E. Jahos më 15 nëntor, më 21 nëntor Petrit Çarkaxhia prezanton për herë të parë, projektin e tij solo me që rast do të këndojë këngët nga albumi i tij “Natë e gjatë”. Më pas me 22 nëntor do të jetë koncerti me muzikë qytetare tiranase me grupin e njohur “Tirona All Stars”, dhe me një befasi të muzikës rock shqiptare.

Më 27 nëntor, një grup nga Greqia sjell për herë të parë tingujt e harruar tè kèngève arvanitase në krye me këngëtaren Eleni Kristu. Pas tyre këngëtarja arbëreshe Anna Stratigo me grupin e saj te grave prezanton para publikut këngët e bukura arbëreshe. Në skene do të ngjiten edhe dy ansamblet kryesore të këngëve dhe valleve popullore, si ai Kosovës – “Shota” dhe ai i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Pèrveç kèsaj do të ketë panele diskutimi e debatesh për kulturën, letërsinë, historinë dhe aktualitetin me shumë emra të njohur intelektualësh, shkrimtarësh e gazetarësh si Artan Fuga, Veton Surroi, Jusuf Buxhovi, Erald Kapri Shkelzen Gashi, etj do të flasin për tema të rëndësishme aktuale përpara publikut.

Ndërsa në datat 27-30 nëntor Çarshia e Vjetër e Gjakovës, më e madhja dhe më e gjata në Ballkan, do të shndërrohet në një panair shumë të veçanté libri. Shumë shtëpi botuese të njohura shqiptare pjesëmarrëse do të prezantojnë librat e tyre në shumë nga lokalet e Çarshisë e ku lexuesit do të mund të diskutojne me autorët e tyre të preferuar” përfundon znj. Gërqari . Thënë shkurt me të gjitha këto aktivitete multikulturore nga datat 15 deri më 29 nëntor të këtij viti, në festimin e Ditës së Flamurit , të gjitha rrugët të qojnë në Gjakovë, në edicionin e II – të të Festivalit të Kulturës Shqiptare, “Ditët e Nëntorit” !

librat e tyre në shumë nga lokalet e Çarshisë e ku lexuesit do të mund të diskutojne me autorët e tyre të preferuar” përfundon znj. Gërqari . Thënë shkurt me të gjitha këto aktivitete multikulturore nga datat 15 deri më 29 nëntor, të gjitha rrugët të qojnë në Gjakovë, në edicionin e II – të të Festivalit të Kulturës Shqiptare, “Ditët e Nentorit”.

Tags: Gjakova
Postimi i mëparshëm

Aksidentohet autobusi në Suedi, disa persona të vdekur dhe të lënduar

Postimi tjetër

7 tiparet gjenetike që trashëgohen vetëm nga njëri prind

Të ngjajshme Postime

Një botë e veçantë arti
Festival

Një botë e veçantë arti

26 September 2025
Inara një talente që premton
Festival

Inara një talente që premton

2 June 2025
Fituesi i Eurovisionit dëshiron përjashtimin e Izraelit nga gara
Festival

Fituesi i Eurovisionit dëshiron përjashtimin e Izraelit nga gara

23 May 2025
Elhaida Dani kritikon jurinë e Eurovizionit: Krejt çka kërkojmë është drejtësi
Festival

Elhaida Dani kritikon jurinë e Eurovizionit: Krejt çka kërkojmë është drejtësi

18 May 2025
Merret vesh se nga televotuesit e cilave shteteve Shqipëria mori pikë maksimale
Festival

Merret vesh se nga televotuesit e cilave shteteve Shqipëria mori pikë maksimale

18 May 2025
Shkodra Elektronike i siguron vendin e 8-të Shqipërisë në Eurovision
Festival

Shkodra Elektronike i siguron vendin e 8-të Shqipërisë në Eurovision

18 May 2025
Postimi tjetër
7 tiparet gjenetike që trashëgohen vetëm nga njëri prind

7 tiparet gjenetike që trashëgohen vetëm nga njëri prind

Lajmet e fundit

Dashuria mbetet lënda djegëse më e madhe e jetës

Dashuria mbetet lënda djegëse më e madhe e jetës

15 November 2025
7 tiparet gjenetike që trashëgohen vetëm nga njëri prind

7 tiparet gjenetike që trashëgohen vetëm nga njëri prind

15 November 2025
Nis Festivali i Kulturës Shqiptare, “Ditët e Nëntorit” 2!

Nis Festivali i Kulturës Shqiptare, “Ditët e Nëntorit” 2!

14 November 2025
Aksidentohet autobusi në Suedi, disa persona të vdekur dhe të lënduar

Aksidentohet autobusi në Suedi, disa persona të vdekur dhe të lënduar

14 November 2025
Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

14 November 2025
Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë

Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë

14 November 2025
Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

14 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu