Shqipëria mori atë që duhej në Andorrë: fitoren.
Me vuajtje, me sakrifica, por në fund arriti të sigurojë tri pikët që lënë pas përfundimisht Serbinë dhe garantojnë pjesëmarrjen në “play off” të Botërorit që do të zhvillohet në SHBA-Meksikë dhe Kanada verën e ardhshme.
Pas fitores, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
“Ec aty shqipe. FORCA SHQIPËRIA. Krenarë për kuqezinjtë”, shkruan Rama.

















