Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka falënderuar Memli Krasniqin pas dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit të PDK-së,
Ajo ka vlerësuar se Krasniqi mori drejtimin e partisë në rrethana të vështira, por arriti ta forcojë dhe ta pasurojë me kuadro të reja, energji dhe vizion.
Çitaku tha se gjatë katër viteve të udhëheqjes së tij, respekti për Krasniqin vetëm është rritur, duke e përshkruar si lider me dije, karakter të fortë dhe zemërgjerësi, raporton GazetaBlic.
Ajo shprehu bindjen se partia do të qëndrojë e bashkuar për një PDK edhe më të fuqishme.

















