Diplomati amerikan, Christopher Hill foli gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale edhe për negociatat për Marrëveshjen e Rambujesë.
Atëherë, ai tha se Hashim Thaçi nuk pranonte asgjë që s’e kishte fjalën pavarësi.
Hill tha se ai u kishte thënë atyre se nuk ishte në gjendje ta pranonte propozimin “që nuk e kishte fjalën pavarësi në terma të qartë”.
“Ai tha se po të kthehej në Kosovë duke e pranuar propozimin që nuk përfshinte pavarësinë e Kosovës, ai do të vritej”, tha ai, percjell Gazeta Express.
Ish i dërguari special i SHBA-së tha se grupi i delegacionit kosovar në Rambuje funksionoi mirë.

















