Gjatë fjalimit të tij të fitores, kryetari i sapozgjedhur i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, pati një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin amerikan Donald Trump.
“Meqë e di që po më shikon, kam katër fjalë për ty: Ngrite volumin”, tha Mamdani derisa u pasua me duartrokitje nga mbështetësit.
Mamdani, 34 vjeçar, bëhet kryetari i parë mysliman dhe personi më i ri në mbi një shekull që udhëheq qytetin më të madh në SHBA.

















