Afërdita Uka, zëdhënëse në Termokos përmes një lidhje direkte në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM ka thënë se furnizimi me ngrohje për 25 mjë konsumatorët, është stabil.
Duke qenë se fillimi i sezonit ngrohës ka nisur para afatit të zakonshëm, ajo se në fillim ishte problematike që secili konsumator të ketë të njëjtën cilësi të ngrohjes, por sipas saj, kjo është stabilizuar.
“Fatmirësisht furnizimi me ngrohje për të gjithë konsumatorët tanë, për rreth 25 mijë konsumatorë sa i kemi të kyçur aktualisht, janë konsumatorë aktivë të kyçur në rrjetin tonë të ngrohjes, është një furnizim stabil, me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore”.
“Kemi arritur ta stabilizojmë ngrohjen për të gjithë konsumatorët tanë, pasiqë ai përshpejtimi i fillimit të sezonit ngrohës, tetë ditë para afatit të zakonshëm të cilin jemi të obliguar ta fillojmë më 15 tetor, është dashur ta përshpejtojmë për shkak të përkeqësimit të papritur të motit në fillim të muajit tetor, kishte pak problem derisa është stabilizuar furnizimi me ngrohje, ngase ishte pak problematike që secili konsumator të ketë të njëjtën cilësi të ngrohjes, këtë fatmirësisht e kemi arritur”, u shpreh Uka.

















