Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me ironi ka shkruar se i falënderon të gjithë eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe kundërshtarët e tyre ideologjik, që siç thotë ai, këto ditë po i mësojnë se si të udhëhiqet LDK-ja.
Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Abdixhiku shkroi se kundërshtimet, LDK-së nuk i lënë përshtypje.
Ai ndër tjerash nënvizoi se janë “bukur të zënën”, pasi i kanë 9 gara për t’i bërë dhe të dielën duan vetëm fitore, Klankosova.tv
“Kur do ta kuptojnë? ‘Kundërshtimet e juaja s’na lënë përshtypje; kemi parë se çfarë duartrokisni!’ I falënderojmë të gjithë eksponentët e Vetëvendosjes dhe kundërshtarët tanë ideologjikë, që këto ditë po na tregojnë se si duhet të udhëhiqet LDK-ja, çka dëshiron elektorati ynë dhe si duhet të jetë e ardhmja jonë si parti. Jemi të bindur se e kanë për “të mirën tonë”. Por të na mirëkuptojnë e falin për mungesën e përgjigjeve ndaj brengave të tyre. Jemi bukur të zënë. Sepse momentalisht i kemi 9 gara për t’i bërë. Të dielen duam veç fitore; dhe na besoni, do të fitojmë”, shkroi Abdixhiku. /

















