Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Riad, është takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Ata kanë biseduar për heqjen e masave dhe avancimin e aplikacionit për statusin e vendit kandidat në BE.
“Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, është një mik i Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i aspiratave tona euroatlantike. Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në kuadër të partneritetit evropian dhe euroatlantik.”

















