• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 22 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Libri

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

J G nga J G
22 October 2025
në Libri
0 0
0
Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”
0
SHPERNDARJE
1
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Blerim Valla

Klubi i Shkrimtarve dhe Artistëve nga Tropoja në bashkëpunim me
Klubin Letrar “Gj Nikollë Kazazi” të Gjakovës, në Muzeun Historik të Tropojës, organizuan promovimin e librit të poetit të njohur tropojan
Lulzim Logu me titull
“Pikënisja e mekatit”,
botim i SH B “Onufri”.


Në prani te shumë dashamireve të fjales së shkruar nga shume vise shqiptare, si nga Shqiperia, Kosova, Mal i Zi etj, këtë promovim e udhëhoqi kryetari i Klubit Letrar “Gj N Kazazi” të Gjakovës, shkrimtari Muharrem Kurti. Ai në fjalën e tij theksoi :
“Qytetarë të nderuar të Bajram Currit! Sot ndihem i respektuar të drejtoj promovimin e librit të ri “Pikënisja e
mëkati ” të autorit Lulzim Logu. Ky është libri i 12-të i poetit, shkrimtarit dhe
studjuesit Logu, së bashku me dy librat e tjerë.publicistik që sapo dolën nga shtypi. Pra 14 vepra të rendësishme për autorin, lexuesit dhe opinionin letrar dhe
jo vetëm. Lulzim Logu eshtë sot nië ndër zërat më të veçantë të letërsisë shqipe. Shkrimtar, poet dhe studjues i njohur për gjuhën e pasur, ironinë e hollë dhe pēr qëndrimin e tij në aspekte filozofike dhe ekzistenciale të jetës. Vepra e tij përfshin
poezi, ese dhe shkrime kritike, ku shpesh përshkruhen përjetime personale, realitete sociale dhe reflektime mbi identitetin. Ai ka një vëmendje të veçantë mbi
ndertimin e imazheve poetike dhe një lirizëm që ngjizet me thellësi konceptuale
Njëkohësisht është një intelektual dhe bashkëpunëtor i rëndësishëm në drejtim tě
integrimit tonë të përbashkët kulturor dhe jo vetëm, në drejtimin e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropojë, pasi ai ka përmbi 15 vite që kontribon përmes
aktiviteteve ( mbajtja e Mitingut tè Poezisë edhe në Bajram Curr me Orën e
poezisë) dhe botimeve të përbashkéta në thyerjen e kufirit mes Tropojës dhe
Gjakovës, Pejës dhe Tropojës, Klinës dhe Tropojës e kështu me rradhë. Pastaj në botimin e “Antologjisë poetike të krijuesve të Malēsisë së Gjakovës” nga të dy klubet tona dhe
i 15 numrave të deritanishëm të Revistës Kulturore Periodike “URAT”, tha Kurti.
Më pasi në foltore doli shkrimtari nga Gjakova, Tahir Bezhani i cili solli disa vlerësime mbi poezinë e Lulzim Logut”
‘’Universi tematik në trevagëshin e pesërvargëshin e Logut, përmban fragmente filozofisë dhe universit shpirtëror prej krijuesit cilësor. Lulzim Logu, poeti zëmadh i Malësisë së Gjakovës, ka lindur e është rritur i rrethuar me bukuritë e rralla alpine të cilat ia kanë ushqyer gjithmonë shpirtin e njomë me traditat, me kulturën e fisnikërinë kombëtare.Qenësore mbetet bukuria e vargut përmes paraqitjes shumëdensional të tematikës së qëlluar ku lexuesi gjen kënaqësinë e leximit. Lulzim Logu me vargun e tij bukur filozofiko – poetik duke trazuar brendësinë emocionale shpirtërore në të gjitha aspektet e jetës.’’


Ndërkaq redaktori i librit ”Pikënisja e mëkatit”, shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj, pos të tjerash vlerësoi se“Lulzim Logu si poet përbën një veçanti për tu theksuar. Përkundër prirjes së përgjithshme të njerëzve të letrave, të kultures dhe të artit për tu përqëndruar në Tiranë, ai zgjodhi të bënte jetën e tij në vendlindjen e tij në Tropojë. Nisur nga kumti i poezisë së tij dhe estetika e shprehjes së këtij kumti, do të thosha se Lulzim Logu nuk e zgjodhi Tropojën i shtyrë nga ndonjë dalldi romantike paseiste për t’u tërhequr larg “rrëmujës dhe rrëmetit” të qytetit të madh.Tropojën e ka zgjedhur si pikë të ngritur mbi reliev, për ta parë nga lart pikërisht “rrëmujën dhe rrëmetin. Kësisoj ai e shndrron Tropojën, kulturalisht në qëndër të botës, prej nga niset imagjinata e tij e pasur për të bërë sinteza poetike të rëndësishme dhe origjinale mbi shumë nga problematikat thelbësore të qytetërimit të sotëm.” vlerësoi mes tjerash B. Mustafaj.


Botuesi i njohur i librit të L. Logut, Bujar Hudhri, pronar Sh B “Onufri” i cili kishte ardhur (së bashku me familjen e tij) për herë të parë në Tropojë, u ndal në vlerat e krijuesve tropojanë ndër vite, posaçërisht tek botimet dinjitoze të shkrimtarit të njohur Besnik Mustafaj por tani edhe të Luzim Logut, tek roli dhe mbështetja ndaj krijuesve të rinj, tek politikat bashkëkohore të përzgjedhjes dhe paraqitjes dinjitoze të shkrimtarëve dhe veprave të tyre si dhe solli përvojën e pasur të Onufrit në këtë drejtim. Gjithashtu ai vlerësoi poetin Logu për librin e tij si dhe përgëzoi bashkëpunimet letrare të dy klubeve.
Fjalën më pas e mori edhe Kryetari i Bashkisë Tropojë, z.Rexhë Biberaj, i cili në përshëndetjen e tij, u shpreh se Lulzim Logu dhe Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve që ai drejton i kanë dhënë shpirt dhe gjallëri zhvillimeve kulturore në Malësinë e Gjakovës, kanë shënuar arritje të përbashkëta në Kosovë dhe vise të tjera si dhe i propozoi këshillit të bashkisë Tropojë akordimin e titullit ‘’Qytetar nderi’’ i Tropojës poetit, shkrimtarit dhe studjuesit Lulzim Logu.
Më pastaj pati dhe diskutime tjera dhe fjalë tjera falenderuese per libri dhe për autorin e librit si meritor i madh për njohjen e veprimtarisë letrare të Tropojës anembanë trojeve shqiptare e më gjërë si :Dr.Mahmut Lila, Ali Daci, Zenun Hysenukaj etj.
Në këtë promovim të organizuar tejet në nivel, nuk munguan as disa pika të recitimit të vargjeve të librit të L. Logut por edhe disa pika të vallëzimit të njohur – “Valles së Tropojës” nga disa të rinj e të reja tropojane, të cilat krijuan atmosferë të bukur festive.
Kurse në emër të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, shkrimtari Engjëll I. Berisha, anëtar i kryesisë së saj, poetit Lulzim Logu i ndau një mirënjohje për kontributin e tij letrar dhe për angazhimin e tij të pashoq në bashkëpunin mes dy klubeve letrare dhe për sukseset e arritura të L. Logut në krijimtari letrare.
Krejt nëfund, autori i librit, Lulzim Logu (përndryshe nip i Gjakovës), dukshëm i emocionuar, e falenderoj botusin dhe redaktorin e librit dhe të gjithë të pranishmit, duke premtuar edhe shumë libra të tjetë nga ai në të ardhmen.
PërndrysheLulzim Logu, si poet, është i njohur për vlerat e tij si mjeshtër i poezisë eliptike. Kështu është edhe në librin e tij të fundit“Pikënisja e mëkatit” ku ai
përcjell te
lexuesi kthjelltësinë e shpirtit njerëzorë, që kërkon kudo lirinë e individit!
Lulzim Logu, në këtë libër të tij të fundit shkruan një lloj të vecantë të poezisë, atë që në fare pak vargje, fsheh një univers të tërë mendimesh e ndjenjash. Ai ka sjellur poezi në formatin e Haiku-t dhe Tanka-s (Haiku eshte një ndër format me te hershme të zhvillimit të poezisë japoneze në shekujt 15-16, e cila u elaborua në fund shekullin e 19, nga Masaoka Shiki, si ritrajtë e hokkut, formë edhe më e hershme e poezisë japoneze).
Lulzim Logu, me këtë libër sjell tek lexuesi një poezi tejet me vlera ne menyren e perjetimit.

Figurat letrare si simboli dhe metaforat në poezitë e këtij libri janë shumë të gjetura mirë dhe janë pjesë e bërthamës së poezisë së Logut në tërësinë e saj. Duke bërë atë sa dinamike aq edhe të gjallë por shpesh edhe me ca elemente romantike por afër realitetit dhe jetës.
Janë dy veçanti që dallohen në librin ”Pikënisja e mëkatit” të poetit Lulzim Logu : origjinaliteti i vargut të tij dhe veçantia e formës të të shprehurit të tij poetik!

Tags: Lulzim Logu
Postimi i mëparshëm

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Të ngjajshme Postime

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë
Libri

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë

21 August 2025
Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 
Libri

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Nesër në Prizren , fillon festa e librit
Libri

Nesër në Prizren , fillon festa e librit

29 July 2025
Mevludin Hrniq rrëfen tmerrin e Srebrenicës: 80 ditë makth për të mbijetuar
Lajme

Mevludin Hrniq rrëfen tmerrin e Srebrenicës: 80 ditë makth për të mbijetuar

8 July 2025
Elena Ferrante, misteri i një gjeniu të padukshëm
Libri

Elena Ferrante, misteri i një gjeniu të padukshëm

3 July 2025
Helena Kadare: “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”!
Libri

Helena Kadare: “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”!

14 June 2025

Lajmet e fundit

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

22 October 2025
Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

22 October 2025
Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

22 October 2025
Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

22 October 2025
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

22 October 2025
“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

22 October 2025
Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

22 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu