Në rrugën “Transiti i Ri” në Prizren, është larguar një trafo elektrike rreth 25 metra e gjatë.
Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani e cila raportoi nga vendi i ngjarjes, tha se punimet që nisën nga ora 08:00 e mëngjesit, përfunduan në orën 11:00, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Hasanit, me ardhjen e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, u bë edhe faza përfundimtare e largimit të shtyllës.
“Ka qenë një projekt i madh që ka marrë kohën e vet për realizim, ani se ka vite që është aty. Tani u krijuan mundësitë për ta larguar”, u shpreh Totaj.
Ndryshe, nga këto punime u bllokua rruga për në lagjen “Arbana” qysh nga e dita e enjte, pasi u largua edhe tensioni elektrik nga ajo shtyllë.
Gjithashtu u premtua se pjesa e mbetur e pa asfaltuar do të rregullohet brenda pak ditësh që qarkullimi të jetë pa pengesa.