Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk e ka përjashtuar mundësinë që aeroplanët rusë që hyjnë në mënyrë të papërgjegjshme në hapësirën ajrore të shteteve evropiane, mund të rrëzohen.
Këto komente ajo i bëri gjatë një interviste dhënë për CNN
“Mendimi im është se ne duhet të mbrojmë çdo centimetër katror të territorit, dhe kjo do të thotë se nëse ka një ndërhyrje në hapësirën ajrore, pas paralajmërimit, pasi të jemi shumë të qartë, sigurisht, mundësia e rrëzimit të një aeroplani luftarak që po ndërhyn në hapësirën tonë ajrore është në diskutim”, tha Von der Leyen.