• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 16 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Transkripti i plotë i bisedës telefonike Thaçi – Clinton më 1999: “Do ta kemi një të ardhme të mirë”

J G nga J G
24 September 2025
në KRYESORE
0 0
0
Transkripti i plotë i bisedës telefonike Thaçi – Clinton më 1999: “Do ta kemi një të ardhme të mirë”
0
SHPERNDARJE
12
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Një marrëveshje për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte nënshkruar dhe forcat serbe ishin tërhequr nga vendi pas fushatës bombarduese të NATO-s.

Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton ndodhej në Köln të Gjermanisë për një samit të G-8 më 20 qershor 1999 dhe nga dhoma e tij në hotelin Hayatt do ta telefononte liderin e UÇK-së, Hashim Thaçin.

Një regjistër presidencial tregon transkriptin e bisedës telefonike të Thaçit me Clintonin.

Pasi mori urimet nga Clinton, Thaçi i thoshte atij se suksesi ishte i përbashkët. Ndërsa presidenti amerikan i premtonte bashkëpunim, siguri, polici, vetëqeverisje të vërtetë, lideri i UÇK-së, në anën tjetër, i garantonte se do t’i respektonin të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Kjo e fundit i kishte pëlqyer shumë Clintonit, i cili i thoshte se e ardhmja do të ishte e mirë.

Në bisedë përmendej edhe Sllobodan Millosheviqi, kthimi i refugjatëve në Kosovë, rindërtimi, krijimi i një shoqërie civile dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira.

BISEDA TELEFONIKE CLINTON – THAÇI:

DATA, ORA, VENDI:
20 Qershor 1999, 18:30 – 18:40
Hoteli Hyatt, Köln, Gjermani

Clinton:Urime për nënshkrimin e marrëveshjes për demilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Jam shumë i kënaqur që kjo ndodhi të njëjtën ditë kur forcat serbe përfunduan tërheqjen e tyre nga Kosova.

Thaçi:Faleminderit. Është nder që po na uroni për demilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Ky është gjithashtu suksesi juaj. Për ne ka qenë një kompromis për hir të punës drejt paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

Clinton:E di. Dhe jam mirënjohës për këtë. Mund t’ju siguroj se do të bashkëpunojmë plotësisht për të sjellë siguri, një forcë lokale policore dhe vetëqeverisje të vërtetë për popullin e Kosovës. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Jam shumë i kënaqur që kemi arritur të ndryshojmë rrjedhën e pastrimit etnik në Kosovë.

Thaçi:Ky proces është gjithashtu rezultat i përpjekjeve tuaja. Ne në të kaluarën kemi qenë të përkushtuar dhe do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar ndaj procesit të paqes. Mund të garantojmë se do t’i respektojmë të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave në Kosovë. Jemi të përkushtuar për të sjellë liri, paqe dhe demokraci për të gjitha grupet etnike në Kosovë. Do të punojmë gjithashtu për një ekonomi të lirë dhe të hapur. Biseda jonë sot do të jetë gjithashtu një nxitje drejt këtyre qëllimeve.

Clinton:Deklarata juaj për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave është shumë e rëndësishme. Pas vuajtjeve të popullit të Kosovës, fakti që ju merrni drejtimin e këtyre çështjeve do të thotë t’ua provoni të gjithëve se kauza jonë është e drejtë. Millosheviqi nuk është si të tjerët. Do ta kemi një të ardhme të mirë. Pres t’ju takoj dhe e admiroj lidershipin tuaj.

Thaçi:Faleminderit, Zoti President. Beteja e re që na pret tani është kthimi i refugjatëve, rindërtimi, krijimi i një shoqërie civile dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe pluraliste. Dhe do ta bëjmë këtë përmes mekanizmave tanë, por edhe me ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Ju uroj shëndet dhe sukses në jetën dhe punën tuaj.

Presidenti:Faleminderit. Mirupafshim.

Fundi i bisedës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po përballet me një proces gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai ka dëgjuar këto ditë dëshmi nga diplomatë të rëndësishëm si ish-Ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e diplomati britanik, John Stewart Duncan.

Ata thanë se s’kishin dëshmi se Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së kishin kryer krime. Tha se SHBA-ja donte që Thaçi “të kthehej në një udhëheqës” dhe se i besonin gjithnjë e më shumë atij.

Rubin e përmendi edhe këtë bisedë telefonike. “Thaçi kishte thënë të gjitha gjërat e duhura gjatë bisedës me Presidentin Clinton. Ishte mbresëlënëse që, në një ambient lufte, pa ndonjë përgatitje paraprake, ai dërgoi mesazhe të qarta dhe pozitive. Kjo bëri përshtypje të mirë te Presidenti amerikan”, deklaroi Rubin.

Diplomati amerikan tha se Clinton këtë vlerësim ia kishte përmendur edhe shefit të sigurisë kombëtare në Washington.

“Ai e vlerësoi lartë faktin që një lider i UÇK-së, në kushte lufte, mbante një qëndrim të tillë paqësor”.

 

Tags: Hasgum Thaçi
Postimi i mëparshëm

Osmani:Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës

Postimi tjetër

Zelensky në OKB: Mos e zvarritni luftën, paqja varet nga të gjithë ne

Të ngjajshme Postime

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj
KRYESORE

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

16 October 2025
I dënuari për krime lufte në Kosovë, Pavkoviç lirohet nga burgu
KRYESORE

I dënuari për krime lufte në Kosovë, Pavkoviç lirohet nga burgu

28 September 2025
REL: Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
KRYESORE

REL: Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 September 2025
Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit
KRYESORE

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë
KRYESORE

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet
KRYESORE

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
Postimi tjetër
Zelensky në OKB: Mos e zvarritni luftën, paqja varet nga të gjithë ne

Zelensky në OKB: Mos e zvarritni luftën, paqja varet nga të gjithë ne

Lajmet e fundit

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

16 October 2025
Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

29 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu