Sot shënohet dyvjetori i sulmit terrorist në Banjskë, ku më 24 shtator 2023 mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Dy vjet pas sulmit terrorist, ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar duke shkruar se sot shënohet përvjetori i dytë i sulmit të tmerrshëm në Banjskë.
Në një deklaratë publike, ambasada britanike thekson se kjo ditë është një kujtesë e dhimbshme për jetën e humbur dhe një thirrje për drejtësi, përcjell Gazeta Express.
“Ne vazhdojmë të mbajmë zi për humbjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë sulmit,” thuhet në reagimin e ambasadës.