Një stuhi e fuqishme rëre (haboob) ka goditur Phoenix në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë për dhjetëra mijëra banorë dhe vonesa fluturimesh në Aeroportin Ndërkombëtar Phoenix Sky Harbor.
Stuhia, e ndjekur nga erëra të forta dhe shi i rrëmbyeshëm, ka dëmtuar infrastrukturën dhe ka vështirësuar lëvizjen e qytetarëve.
Një haboob është një stuhi rëre e nxitur nga era e gjeneruar nga një front moti ose stuhi, dhe zakonisht ndodh në zona të ulëta dhe të thata. Më shumë se 15,000 njerëz mbetën pa energji elektrike, kryesisht në Qarkun Maricopa, ku ndodhet vetë Phoenix.
Autoritetet dhe Shërbimi Kombëtar i Motit kanë paralajmëruar qytetarët të shmangin udhëtimet deri në përmirësimin e kushteve.