Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen si dhe Zonjën e Parë, Doris Doris Schmidauer, në Alpbach-un e bukur.
Këtë e ka bërë të ditur vetë shefja e shtetit përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Ajo tha se me ta pati diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë.