Rasmus Hojlund i është ofruar Bayernit në formë huazimi. Opsioni është në tryezë, por klubi bavarez ende nuk ka reaguar dhe po shqyrton mundësi të tjera.
Napoli poashtu punon konkretisht për një marrëveshje huazimi për Hojlund.
Pas lëndimit të Lukakut që do e mbajë gjatë jashtë fushave sulmuesin belg, kampioni i Italisë dëshiron të forcojë repartin e sulmit ku në dispozicion është vetëm transferi i ri Lorenzo Lucca, raporton Klankosova.tv.
Hojlund ishte edhe në radarin e Milanit, por “Rosonerët” në fund zgjodhën Boniface.
Stafi i lojtarit danez mendon që duhen edhe disa ditë që një vendim të merret. Hapësirat te United për ish-sulmuesin e Atalantas, u ngushtuan pas afrimit në ekip te Benjamin Seskos.