Kanë mbetur edhe një muaj nga ceremonia e Topit të Artë për vitin 2025.
Javë më parë është publikuar edhe lista përfundimtare prej 30 të nominuarve.
Aty nuk është fituesi i vitit të kaluar, mesfushori spanjoll Rodri.
Për çudi në nominimet finale nuk është edhe futbollisti i Liverpulit, Mohamed Salah, i cili pati një sezon fantastik, shkruan IndeksOnline.
Emrat favorit për ta fituar Topin e Artë për vitin 2025 janë: Kylian Mbappe, Lamine Yamal e Ousman Dembele.