Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif i ka përshkruar përmbytjet shkatërruese që kanë goditur vendin si një “Ditë Gjykimi”, duke theksuar shkallën e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore që ka prekur miliona njerëz.
Sipas autoriteteve, numri i viktimave ka kaluar tashmë shifrën 700, ndërsa mijëra të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve të rënda që kanë përfshirë pjesë të mëdha të vendit.
Përmbytjet janë pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, bujqësi dhe komunitete të tëra.
Kryeministri ka bërë thirrje për ndihmë emergjente kombëtare dhe ndërkombëtare, duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet më tej në ditët në vijim.
Ai ka theksuar se prioriteti i qeverisë është tani shpëtimi i jetëve njerëzore, sigurimi i ndihmave ushqimore dhe strehimit për të prekurit, si dhe përpjekjet për rikuperimin dhe rindërtimin e zonave të shkatërruara, transmeton Telegrafi.
Autoritetet njoftojnë se situata vazhdon të jetë kritike, me shumë zona ende të përmbytura dhe mijëra familje të zhvendosura.