Profesori Mazllum Baraliu në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se kriza politike u stërzgjat për shkak të zvarritjeve të bllokadave dhe inateve politike.
Ai shtoi se sot është një krizë e thellë që reflektohet shumë keq në obligimet që ka shteti, duke shtuar se tashmë është tejkaluar çdo masë edhe e besimit ndaj qytetarëve, transmeton klankosova.tv.
“Është stërzgjatur shumë kriza politike të shkaktuar për arsye jo relevante, më tepër periferike, teknike të gjimnastikave politike dhe jo një krize reale. Për shkak të inateve, pagatitshmërisë, dhe ndoshta edhe paaftësisë të kësaj klase”, tha Baraliu.
Baraliu tha se tre – katër ditët e ardhshme, Kuvendi do të duhej të ishte i konstituuar.