Ka nisur takimi mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Trump në Shtëpinë e Bardhë, një takim i hapur për mediat.
Zelensky falenderoi presidentin e SHBA për ftesën ndërsa theksoi një falenderim të veçantë për bashkëshorten e tij për letrën dërguar presidenti rus për të liruar fëmijët e rrëmbyer në Ukrainë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dorëzoi Presidentit të SHBA-së Donald Trump një letër nga Zonja e Parë e Ukrainës drejtuar Melania Trump.
“Gruaja ime, zonja e parë e Ukrainës, ajo e dha letrën. Nuk është për ty – për gruan tënde”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura në dhomë.