Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Trump dhe Zelensky kanë shtrënguar duart përpara se Trump ta drejtojë presidentin ukrainas brenda lidhur me bisedimet e tyre të shumëpritura për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
Trump deklaroi më parë se është “një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë”.
Nga ana tjetër, Zelensky deklaroi pak çaste më parë se: “Ukraina është gati për një armëpushim të vërtetë dhe krijimin e një arkitekture të re sigurie”.