Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, u vu re dhe u fol për zgjedhjen e kostumit të zi nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Dukesh fantastik me atë kostum”, tha gazetari Brian Glenn i Real America’s Voice, i cili vuri në dyshim zgjedhjen e veshjes së Zelensky-t gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë në shkurt.
“Thashë të njëjtën gjë”, i bashkangjitet Trump komentit të gazetarit.
“Je në të njëjtën situatë”, i tha Zelenksy Glennit. “Unë ndryshova, ti jo”, shton presidenti ukrainas.
Veshja e Zelensky-t u diskutua midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas përpara bisedimeve të së hënës midis udhëheqësit ukrainas dhe Trump, tha një zyrtar evropian, me mirëkuptimin që Zelensky nuk duhet të mbërrijë i veshur me bluzën e tij të zakonshme të gjelbër ushtarake, transmeton Euronews Albania.
Trump ishte i pakënaqur kur Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë në shkurt i veshur me uniformën e tij ushtarake, duke u tallur se ishte “veshur tërësisht”.

















